Policia i ndaloi protestën në Bulevard ditën e samitit të BE në Tiranë, Berisha sfidon Shtetin: Asgjë nuk na ndal, do ta mbushim si kurrë më parë

Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron nul njoftimin që policia e shtetit i ka bërë dje që nuk e lejon organizimin e protestës më 6 dhjetor në Bulevardin e Tiranës sepse cenohet siguria kombëtare. Berisha tha se atë ditë do ta mbushë Bulevardin si kurrë më parë. Sipas tij ky ishte vendim i Ramës, ndërkohë që thotë dicka të pavërtetë kur thotë se sipas Kushtetutës protestuesit nuk duhet të njoftojnë policinë pasi është pikërisht e kundërta, organizatotët e protestave duhet të njoftojnë patjetër policinë për vendin, por kjo nuk është si një kërkim leje.  

“Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Lidhur me këtë njoftim, i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës, se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve. Por krahas kësaj, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që vendos se protestuesi nuk ka asnjë detyrim që të njoftojë policinë. Së treti, policia e shtetit e Edi Ramës, po e trajton samitin e liderëve të BE, sikur këtu po mblidhen diktatorët e botës, në një kohë kur ata që vijnë në Tiranë janë shtetarë të zgjedhur me votën e lirë", tha Berisha. 

Ai tha se ishte vetë Komisioni Evropian që kërkoi që e drejta e protestuesve të respektohet. 

"Komisioni Europian, për të qartësuar pozicionin evropian, kërkoi që e drejta për protestë të respektohet. Prandaj ai refuzimë shtë i paqenë. Ai tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi që është i tmerruar nga populli opozitar që do të mbushin sheshin më datën 6 në orën 12. Në këtë datë do vërshojnë të gjithë ata që ëndrrën evropiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e tyre. Në datën 6 do të vërshojnë të gjithë ata që shohin vlerat evropiane si më të çmuarat", tha Berisha. 

Por në fakt delegacioni i BE u shpreh se kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për BE-në.

"Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, thanë ata.

Ish-Kryeministri u shpreh se 6 dhjetori do jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë.

"Do jetë një protestë ku do buçasë në çdo anë thirrja, E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Thirrja: Edi Rama dhe narkoshteti nuk përfaqësojnë Shqipërinë, Edi Rama dhunues kryesor i votës së lirë në Europë pas Lukashenkos, Edi Rama, një vasal i verbër i Vuçiçit dhe avokat mjeran i Rusisë së Vogël dhe Putinit. Kemi kaq motive për të qenë në shesh duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë, të cilët i përshëndesim dhe e konsiderojmë nderim të madh për kombin shqiptar. Por Edi Rama nuk përfaqëson votën e lirë, ai përfaqëson narkoshtetin dhe gjithçka që e shndërroi këtë popull në popullin e gomoneve. Kështu që ne duhet të jemi aty, të gjithë së bashku, dhe do jemi", tha Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar gjithashtu se asgjë nuk e ndal protestën e tij më 6 dhjetor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, edhe pse policia tha se se mund të cenohet siguria kombëtare ditën e samitit të rëndësishëm BE-Ballkani perëndimor.

“S’ka forcë në botë që ta ndalojë mbajtjen e atij tubimi që ka si qëllim madhor përkushtimin dhe vokacion ndaj vlerave perëndimore. Të dëshmojë revoltën e popullit opozitar ndaj një njeriu që i ka shndërruar qytetarët shqiptarë në popullin e gomoneve”, tha Berisha.

Policia e njoftoi dje PD-në se Sali Berisha mund të zhvillojë protestën më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, por jo në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë ashtu siç ka kërkuar. Kjo pasi kërcënohet siguria kombëtare dhe ajo publike.

Sipas dokumentit të siguruar nga Shqiptarja.com policia i bën me dije të gjitha rrugët të cilat janë caktuar si perimetri i sigurisë dhe brenda këtij perimetri nuk lejohet organizimi i protestës, por që mund të zhvillohet në një vend tjetër. Ndërkohë që Shqiptarja.com ka mësuar gjithashtu se Godina e Kryeministrisë është edhe ajo pjesë e Perimetrit të Sigurisë edhe për shkak të një ‘Plani B’ për organizimin e një Samiti kaq të rëndësishëm, në rast se do të dështonte për arsye të ndryshme plani i parë, ai në Hotel Marriot.

Kujtojmë se vendimi i Berishës për protestën e 6 dhjetorit nuk ka pasur mbështejen e duhur të aleatëve të tij. Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ende nuk ka dhënë një qëndrim të qartë. Nga ana tjetër masat më 6 dhjetor duket se do të jenë të ‘hekurta’. Bëhet fjalë për një hermetizim të kryeqytetit, ndërkohë që Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, ku Berisha pretendon se do të mbajë fjalimin e tij të radhës në orën 12 të 6 dhjetorit para militantëve në protestë, do të jetë thuajse i blinduar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:37
Porti i Durrësit, Berisha: Aferë korruptive, s'do e dorëzojmë! Do mbajmë protestë të fuqishme

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajën protestë në Durrës, kundër projektit të ri për portin. Në komunikim live me qytetarët, Berisha e cilësoi marrëveshjen për Portin e Durrësit si një mega aferë ndërsa tha se do të organizojnë një protestë të fushqishme dhe nuk s'do të pranojnë ta dorëzojnë portin. 

"Është e drejtë, do të ndodhë, do të jetë një protestë e fuqishme. Durrësin nuk do mund ta dorëzojë portin që ka qenë arteria kryesore e jetës, krenaria kombëtare, porta me të cilën Shqipëria është lidhur me perëndimin. Ata që mendojnë ta shndërrojnë në pronë private, nuk do ta arrijnë kurrë projektin e tyre ogurzi", tha Berisha.

Berisha u bëri thirrje investitorëve dhe qytetarëve që të mos blejnë apartamente në Portin e Durrësit. 

"Së pari kemi dërguar në GJK, do krijoj një komision hetimor parlamentar, do qëndrojmë me mosbindjen civile në mbrojte të kësaj pasurie kombëtare. I bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive të ndërtimit të qëndrojnë larg këtoij porti që Rama do ta shndërrojë në mega aferë. Asgjë nuk duhet t’i joshë ata për të investuar dhe mashtruar nga ndërtimet në këtë shesh", tha Berisha.

Ora 12:36
6 dhjetori në Bulevard cenon sigurinë? Berisha: Nuk ka forcë që na ndal

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar sot se asgjë nuk e ndal protestën e tij më 6 dhjetor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, edhe fakti se mund të cenohet siguria kombëtare ditën e samitit të rëndësishëm BE-Ballkani perëndimor.

“S’ka forcë në botë që ta ndalojë mbajtjen e atij tubimi që ka si qëllim madhor përkushtimin dhe vokacion ndaj vlerave perëndimore. Të dëshmojë revoltën e popullit opozitar ndaj një njeriu që i ka shndërruar qytetarët shqiptarë në popullin e gomoneve”, tha Berisha.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aleksadros: 27/11/2022 05:22

    kushe eshte ky qe dele mbi shtetin merreni futeni brenda .nje pler ka 30 vjete qe sabotone vendin

    Përgjigju
  • Iris: 27/11/2022 02:28

    Dhelpra plake e ka kalkuluar mire.Po t'ia ndalojne,ose me keq akoma t'i largojne me force nga bulevardi,apo te kete arrestime te kokedruve qe do te ngulen e nuk do te pranojne te shkulen nga bulevardi,vecse me pranga ne duar,atehere do te ulerase per shtet diktatorial e keqtrajtim te opozites e shkelje te te drejtave te njeriut dhe te lirise se protestes e fjales se lire.Mire do te ishte qe policia t'a lejoje te protestoje,por t'i caktoje nje vend dhe me dokument te sakte te firmosur e vulosur,jo thjesht te mjaftohet me goje e info.per cilat rruge jane bllokuar.Keshtu do te ishin ne rregull me nderkombetaret,por dhe Saliut ia mbyllnin gojen.

    Përgjigju
  • Gjergj: 27/11/2022 01:38

    Nèse kini edhe mè tè voglin dinjitet nè qèniet tuaja, nèse doni tè mos shkoni para kètij plaku pervers nè koshin e plehrave tè historisè, TREGOJINI VÈNDIN PERVERSIT dhe gjithè atyre qè fryhen si gjeli majè plehu. Ky vènd, nuk duron dot mè.!!!

    Përgjigju
  • tani: 27/11/2022 01:31

    TE arrestohet ne bulevard ky napoleon i gjirizeve,,,,,per vrasjen e 4 qytetareve ne protesten e 21 janarit te 2011.....

    Përgjigju
  • Cubi: 27/11/2022 00:37

    Mir e ka i shkreti se gje tjeter nga 30 vjet ska ber. Po megjithate Rama ate po pret e te filloj te kercej nga qejfi dhe ky mer nje vul edhe me te fort non grate nga BE. Pastaj Rama marshon i sigurttttt drejt vitit 2030 dhe qeni stanit tani rene dhembet mbetet rrugeve. Po gjynah per demokratet e vertet qe genjehen prej tij e i shkojn pas mundesisht edhe ne VC pas nje funderrine te mbaruar.

    Përgjigju
  • Lyli: 26/11/2022 22:18

    Maskara, qenef, flliqsir qe vetem zhurme e trazira kerkon. Ty vetem plumbi te ben derman se kot presim gjykatat e qe ti i shnderrove ne hane e zyra kurverie. Salih Ram Berisha, je prehra me e madhe qe ky vend ka nxjerr.

    Përgjigju
  • Idi: 26/11/2022 19:56

    Derusa zoti te marre ne boten theyer vec sherre do besh.Cdo priteste e ben madheshtire kur jane dhe 5 ose 6 mije vete.Te ja perenduar koha or njeri qe vetem dhunen ke vecanti por drejtesia e kalbur te ka lene oa ndeshkuar .Sa te kesh akoma militantet be drejtesi vaxhdi akoma,pir ti e ka dhene drurin opozites ne protesta dhe duke vrare kater persona.Shqiptareve u inteteson te ecin perpata dhe te kane kene ne hije .Je non grata dhe i humbur deri neboten tjeter

    Përgjigju
  • Metaj: 26/11/2022 19:49

    Po mir more Sal krimineli cdo dit na flet per ligjet Po ti pse nuk i rrespekton ligjet Plicia nuk te jep leje per protesten ti pse duhet ta thyesh ligjin A per pak harova ku pyet ti per ligje ti je vet ligji e perdor si te leverdis ty kerrme Po mir ben se tani e vendos me mir Be per non grad Si nuk zure mend po vetem rremuj kerkon Prit edhe pak sa te vendos Gjykata dhe mos te shikojme me suratin se na je ber si M pas kepuce

    Përgjigju
  • Tironci: 26/11/2022 19:19

    Ky vrasesi i Gerdecit dhe i Bulevardit,mban foton e Nene Terezes !!?? O Dio.... Zoti paste meshire... Tironci

    Përgjigju
  • Spiro: 26/11/2022 15:38

    Ahh mor Sali komunist te ka zene hall i madhe por populli ç'kusur ka te beje proteste ber bemat e zeza qe ke kryer keto 30 vjet.. ti je dhe do ngelesh komunisti I fundit i diktatures ke ngelur si peshku pa uji.

    Përgjigju
  • Miku: 26/11/2022 14:24

    Po beje protesten nje vend tjeter. Keq apo mire, policia nuk te lejon.

    Përgjigju
  • Meti: 26/11/2022 14:16

    Dmth kje e komenteve pa etike apo gjuhe te papershtatshme funksionon vetem si censure kunder kritikeve ndaj Ramistalinisteve?

    Përgjigju
    • Lexues: 27/11/2022 08:16

      90% e buxhetit te shtetit shon te patronazhistet, e paskemi ne gjak servilizmin..

  • Pajaziti: 26/11/2022 14:12

    Koka e të gjithëve të zezave në Shqipëri. Të dergohet në psihiatri me urgjenc dhe të lidhet si një qen.

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 26/11/2022 13:51

    Mereni dhe lidheni qenin e tërbuar malokun hajdut krimineli sekretarin e partis së punës.

    Përgjigju
  • Meri: 26/11/2022 13:28

    Ky kriminel që shkatrrojë e dogji të gjithë shqipërin, dhe nuk kerkojë falje asnjiherë,po kerkon të "mbrojë"portin e Durrsit ??? Ky kriminel,shfrytëzon injorancen e disave,per te ber rremujë e ndaluar zhvillimin e vendit.

    Përgjigju
  • TURUTUTUM: 26/11/2022 13:23

    A ka shtet Shqipria që një qen i ngordhur një kriminel i ndyr si ky maloku Sali të bëj ligjin. Kalbeni brënda ktë mut që qelbet er.

    Përgjigju
  • Endri: 26/11/2022 12:48

    Plaseni brenda kete plehre o shtet i ngordhur. Peng i ketij qelbesires hajdut do ngelet vendi?!

    Përgjigju
  • karadakliu: 26/11/2022 12:39

    Salihu eshte jashte kontrollit te vetvetes,Ai kerkon mosndertim e shkaterrim te vendit dhe varferim te jetes se popullit ,Eshte satdist qe kenaqet me vuetjen e popullit dhe shkatrrimin e vendit.Andaj e trishton cdo ndertim si donacioni per i Durresin dhe kudo ndertimi i Shqiperise.

    Përgjigju
  • eduarti: 26/11/2022 12:37

    Me 6 dhjetor do te jete funerali i Sali NON GRATES dhe po kete dite perseri do kete nje NON GRATE nga BE per kete fundrine dhe per shpellaret qe e perkrahin kete kafshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin