Tirane- Policia e Shtetit hedh poshtë denoncimin e deputetit të grupit të PD-së ssë Rithemelimit se në aeroportin e Rinasit ka rënë sistemi TIMS.
“Lajmi i publikuar në rrjetet sociale, se në Rinas ka rënë sistemi TIMS dhe është krijuar kaos, është i pavërtetë. Sistemi TIMS funksionon normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në asnjë pikë kalimi nuk është evidentuar asnjë problematikë, përveç fluksit të shtuar të turistëve dhe vizitorëve që hyjnë në vendin tonë. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar shërbim sa më cilësor të gjithë qytetarëve në hyrje dhe dalje, në pikat e kalimit kufitar, si dhe ka rritur vigjilencën për kapjen e shtetasve në kërkim, parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare” thotë policia e shtetit
Ajo tërheq vëmendjen se lajme të tilla të pavërteta të cilat krijojnë pakënaqësi dhe cenojnë imazhin e punës së Policisë, duhet të konfirmohen nga autoritetet policore.
Në një reagim në facebook deputeti Lefter Gështenja publikoi një video ku denonconte renien e sistemit TIMS duke e quajtur skandal.
Skandal!
Bie Sistemi TIMS, kaos në Aeroportin "Nënë Tereza", hyrje daljet e qytetarëve shënohen në " bllok".
Kjo është situata në këto momente, 31.03.2024!
Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet , është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku nga ai moment del se ti ke hyrë apo dalë nga Shqipëria.
Në momentin që Sistemi TIMS nuk funksion, policia dhe institucionet e tjera nuk kanë asnjë mundësi që të kenë informcaion se kush hyri apo kush doli në kufi.
Vallë të jetë kjo arsyeja e rënies së sistemit?
Presim ndonjë status të qeverisë : është hakeruar sistemi apo duhet të kalonte ndonjë mik i qeverisë?