Policia hedh poshtë denoncimin e deputetit të Rithemelimit: I pavërtetë lajmi se në Rinas ka rënë sistemi TIMS

Policia hedh poshtë denoncimin e deputetit të Rithemelimit: I pavërtetë lajmi se në Rinas ka rënë sistemi TIMS

Tirane- Policia e Shtetit hedh poshtë denoncimin e deputetit të grupit të PD-së ssë Rithemelimit se në aeroportin e Rinasit ka rënë sistemi TIMS.

“Lajmi i publikuar në rrjetet sociale, se në Rinas ka rënë sistemi TIMS dhe është krijuar kaos, është i pavërtetë.  Sistemi TIMS funksionon normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në asnjë pikë kalimi nuk është evidentuar asnjë problematikë, përveç fluksit të shtuar të turistëve dhe vizitorëve që hyjnë në vendin tonë.   Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar shërbim sa më cilësor të gjithë qytetarëve në hyrje dhe dalje, në pikat e kalimit kufitar, si dhe ka rritur vigjilencën për kapjen e shtetasve në kërkim,  parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare” thotë policia e shtetit

Ajo tërheq vëmendjen se lajme të tilla të pavërteta të cilat krijojnë pakënaqësi dhe cenojnë imazhin e punës së Policisë, duhet të konfirmohen nga autoritetet policore.

Në një reagim në facebook deputeti Lefter Gështenja publikoi një video ku denonconte renien e sistemit TIMS duke e quajtur skandal.

Skandal!

Bie Sistemi TIMS, kaos në Aeroportin "Nënë Tereza", hyrje daljet e qytetarëve shënohen në " bllok".

Kjo është situata në këto momente, 31.03.2024!

Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet , është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku nga ai moment del se ti ke hyrë apo dalë nga Shqipëria.

Në momentin që Sistemi TIMS nuk funksion, policia dhe institucionet e tjera nuk kanë asnjë mundësi që të kenë informcaion se kush hyri apo kush doli në kufi.

Vallë të jetë kjo arsyeja e rënies së sistemit?

Presim ndonjë status të qeverisë : është hakeruar sistemi apo duhet të kalonte ndonjë mik i qeverisë?

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë