Policia italiane godet grupin e trafikantëve të drogës, 10 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Policia italiane godet grupin e trafikantëve të drogës, 10 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Foto ilustruese

Itali-Dhjetë persona me kombësi shqiptare, marokene dhe algjeriane, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, veçanërisht kokainë dhe hashash, u arrestuan ditën e sotme gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në provincën e Fermo-s.

Hetimet nisën në dimrin e vitit 2022 nga Departamenti Operativ, Njësia Hetimore Fermo, nën drejtimin e Prokurorisë vendase. Pas hetimeve gati dy vjeçare u bë i mundur identifikimi dhe shkatërrimi i grupit kriminal, që merreshin me tregtimin e sasive të mëdha të kokainës.

Grupi kriminal, i përbërë nga të paktën 18 persona, me qendër në këtë krahinë, furnizonte me lëndë narkotike (kokainë dhe pjesërisht edhe hashash) blerës të shumtë në zonë. 

Kokaina shpërndahej zakonisht  me ndihmën e tregtarëve me pakicë, kryesisht shqiptarë dhe italianë, që operonin në të gjithë brezin bregdetar dhe në brendësi të Fermos, veçanërisht në territoret e komunave Porto Sant'Elpidio, Sant'Elpidio a Mare. , Monte Urano, Montegranaro, Torre San Patrizio, Monte San Pietrangeli si dhe Civitanova Marche.

Për të shmangur zbulimin, tregtarët e drogës përdornin metoda të sofistikuara shitjeje. Zakonisht ata shisnin me porosi, por kishte ishte raste edhe kur “pakot” e drogës u shkonin blerësve deri në shtëpi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Terrorizoi Belgjikën dhe plagosi biznesmenin rumun, pse Elis Rroshkodol u bë Elis Shkoza? Mori emrin e artistit shkodran, lidhje indirekte e Al Bano

Terrorizoi Belgjikën dhe plagosi biznesmenin rumun, pse Elis Rroshkodol u bë Elis Shkoza? Mori emrin e artistit shkodran, lidhje indirekte e Al Bano