
Makina e dale nga rruga pas te shtenave, dhe plumbat e dukshem ne xhamin e perparme
Policia e Durrësit ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja teksa udhëtonte me makinë në Mbikalimin e Shkozetit. Shqiptarja.com mëson se në timon ishte shoferi i prokurorit, Andi Maloku, i cili ka mbetur i plagosur, dhe ndodhet në gjendje të rëndë i transportuar në spitalin e Traumës.
Policia thotë se rrethj orës 16:30 në aksin rrugor Durrës-Tiranë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës me targë AA 333 ZD, makinë e regjistruar në emër të Fadil Callikut.
Policia thotë se për pasojë janë plagosur prokurori Arjan Ndoja 44 vjeç, shoferi i tij Andi Maloku, 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, 48 vjeç
Andi Maloku është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, - thotë policia e Durrësit, ndërsa dy të tjerët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën, mes të cilëve edhe prokurori.
"Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli", thuhet në njoftimin paraprak. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Durrësit dhe Policia e qytetit bregdetar.
"Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112", thotë policia duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët policia nuk shprehet nëse janë identifikuar apo jo.
Lajmi kryesor:
Plagosen në atentat prokurori i Durrësit dhe 'i forti i Sukthit'! Gjendet makina e padjegur e autorëve dhe 2 kallashnikovë
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.5%
-
Jo
11.7%
-
S'do votoj
6.7%
Vota total: 579
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret e PD-së/ 10 kandidatët burra e gra më të votuar në Shqipëri dhe ata më pak! Deputetët që kaluan pragun e kush jo! Veç Gjin Gjonit, 'shpërblehen' dhe Ndoja e Gjunkshi
3 Mars, 08:39
-
Do marrë pjesë në primaret e Berishës, KLP miraton mbarimin e statusit si prokuror për Arjan Ndojan
28 Shkurt, 13:55
-
Simon Hadaj: Të korruptuar e të inkriminuar, mblidhuni te Berisha!
26 Shkurt, 13:59
-
Primareve të Berishës i bashkohet edhe gjenerali Gjunkshi, i dha Malltezit klubin ‘Partizani’! Në garë për deputet edhe ish-prokurori Ndoja, iu bë atentat në makinë me ‘Rrumin e Shijakut’
26 Shkurt, 10:52
-
Tjetërsimi i 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, GJKKO dënon me 10 muaj burg ‘Rrumin e Shijakut’! SPAK kërkoi 3 vite heqje lirie
6 Shkurt, 13:05
-
I dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Ndoja! Redjan Rrajës i konfiskohen pasuritë, e vulos dhe Apeli i GJKKO-së
23 Tetor 2024, 13:29
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, GJKKO dënon me 25 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal! 6 vite për nipin e ish-deputetit socialist
18 Tetor 2024, 20:13
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, Apeli i GJKKO lë në burg Julian Meçajn
26 Shtator 2024, 10:28
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK jep pretencën! Kërkon dënimin me 11 vite burg për Ramazan Rrajën
17 Shtator 2024, 14:14
-
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, sillen nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! Anëtari i ‘Bandës së Durrësit’ në kërkim edhe për vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt e mikut të tij
14 Gusht 2024, 11:58
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO zgjat hetimet me 3 muaj për Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerët
16 Korrik 2024, 15:11
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Apeli lë në burg përjetë Redjan Rrajën, 35 vite për Ariol Halilin
5 Qershor 2024, 15:11