TIRANE-Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi është shoqëruar në policinë e kryeqytetit pasditen e djeshme.
 
Efektivët e policisë së Tiranës ushtruan një kontroll nëse kishte leje për vendosjen e një shkalle metalike në godinën ku është vendosur redaksia.
 
Nikoll Lesi ka deklaruar se gjithçka ka qenë me leje të rregulluat nga Bashkia e Tiranës dhe shkalla është vendosur për emergjencën e punonjësve dhe gazetarëve në rast zjarri, por policia e ka shoqëruar në komisariatin nr. 2.
 
Pas verifikimeve që u bënë në komisariat për lejen e shkallës, Lesi është lënë i lirë, ndërsa akuzon se ngjarja ka sfond politik.
 
Reagim inatçor i njerëzve të kryeministrit Rama pas shkrimeve kritike ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të korruptuar të administratës ekzekutive.
 
Një kujtesë për kryeministrin Rama: Gazeta “Koha Jone” ka provuar e përballuar dhunën dhe djegien e pushtetit të ish-presidentit Berisha si dhe presionin dhe gjyqet e ish-kryeministrit Nano.
 
Ndaj kujdes zoti Edi Rama, pasi dikur keni qenë edhe vetë gazetar dhe analist i kësaj gazete të lirë.
 
Kështu e filluan marrjen e pushtetit edhe Berisha (1992-1997) dhe Fatos Nano (2003-2005), me sulm direkt dhe që në fillim ndaj gazetës së parë të lirë në Shqipëri, por u rrëzuan…
” shprehet Nikolla Lesi pas ngjarjes. 

Kontroll te pallati i Lesit, policia:Na raportuan për ndërtim pa leje

Në një njoftim për mediat policia sqaron se Nikollë Lesi është paraqitur vetë në Komisariat për të dhënë shpjegime lidhur me faktin se në një godinë të pallatit po vendoseshin shkallët e emergjencës.Ndërsa në njoftimin për mediat policia sqaron se ishin njoftuar për një ndërtim pa leje në rrugën 'Andon Zako Çajupi'

LSI:Solidarizohemi me stafin e 'Koha Jonë', dhunë ndaj fjalës së lirë

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Zëvendëskryetari i LSI,Luan Rama i cili gjatë një konferenece për mediat u shpreh se LSI solidarizohet me punonjësit e gazetës dhe se dënon dhunën e ushtruar ndaj fjalës së lirë.

Ai i kërkoi kryeministrit Rama që të distancohet nga ngjarja dhe të dënohen autorët.

dy.b/e.m/shqiptarja.com