Policia liron 8 vetë që shfrytëzoheshin si “skllevër” dhe arrestoi tre të dyshuar në Britaninë e Madhe

Policia liron 8 vetë që shfrytëzoheshin si “skllevër” dhe arrestoi tre të dyshuar në Britaninë e Madhe

Foto nga vendngjarja

Policia gjatë një operacioni në Britaninë e Madhe ka shpëtuar tetë persona dhe arrestoi tre të dyshuar pas zbulimit të një bande moderne të skllavërisë. Bëhet e ditur se më shumë se 100 oficerë kryen një operacion të madh në një shtëpi në Iver, Buckinhamshire pasi iu përgjigjën raporteve se aty mbaheshin 8 njerëz që kryenin punë të detyruar në ndërtim.

Njoftohet nga policia se arrestimet janë bërë nën akuzën e skllavërisë moderne. Gjithashtu policia e Thames Valley ka udhëhequr operacionin pranë Agjencisë Kombëtare të Krimit, dhe Autoritetit të Abuzimit të Punës.

Inspektori i policisë që udhëhoqi operacionin ka deklaruar se:

Ky operacion ka mbrojtur njerëzit e prekshëm në shoqëri dhe një numër arrestimesh janë bërë.  ‘Shenjat e skllavërisë moderne nuk janë gjithmonë të dukshme, por ka disa që mund të vini re. Këto përfshijnë njerëz të tërhequr, të paaftë për të bërë kontakt me sy, ose që ngurrojnë të flasin me të huajt. Pamja e tyre mund të jetë e çrregullt, mund të jenë të kequshqyer, ose të shfaqin shenja të dëmtimit fizik ose psikologjik. 

               Detektiv James Mather

Gjithashtu Zëvendësi Drejtor i NCA ka deklaruar se:

Trajtimi i kërcënimit të skllavërisë moderne dhe trafikimit të qenieve njerëzore, mbetet një prioritet për operacionet e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar dhe operacionet me shumë agjenci, të tilla si kyçe për përmirësimin e imazhit tonë të inteligjencës.  

                      Tom Dowdall

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë