Policia po shtyn protestuesit që tentojnë të kalojnë kordonin e sigurisë te Xhamia e Namazgjasë. Efektivët po përdorin edhe spray me piper. Vihet re se kordoni i policisë është vendosur në mënyrë të tillë që të ndajë protestuesit e PD nga ata të flamingove.

Ndërkohë te parlamenti, protestuesit kanë hedhur vezë e flakadanë ndaj policisë. Flamingot bëjnë edhe thirrjen “dorëheqje.”


Lajmi kryesor:

‘Territorialja’, tensione jashtë Kuvendit! Sali Lushaj udhëheq protestuesit e PD, përplasen me efektivët! Flamingot sulmojnë me vezë e flakadanë, policia hedh spray me piper