TIRANË - Rreth 70 % e efektivëve të policisë do të jenë në terren në gjendje gatishmërie natën e ndërrimit të viteve. Më urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako të gjitha strukturat e policisë në shkallë vendi do të përforcojnë masat për t'iu përgjigjur në kohë shqetësimeve të qytetarëve.
Në prag festash pikat kufitare përballen me fluks të emigrantëve shqiptarë të cilët kthehen për të kaluar Vitin e Ri pranë të afërmve në atdhe. Edhe në kufi do të ketë shtim të sporteleve për të eliminuar pritjen në radhë të gjata. Mësohet se Çako të ketë kërkuar performancë të lartë të policisë kufitare, shërbim sa më të shpejtë e të kulturuar ndaj shqiptarëve që udhëtojnë drejt vendit tonë por edhe atyre që largohen për festa jashtë Shqipërisë.
"Strukturat kundër krimit të organizuar e krimeve të rënda dhe ato të krimit ekonomik të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat e veçanërisht me ato të policisë kufitare me qëllim që të parandalohet e të goditet veprimtaria e paligjshme që mund të zhvillohet në pikat e kalimit apo në kufirin e gjelbër duke përfituar nga fluksi apo nga ditët festive", - thuhet në urdhrin e kryepolicit Çako.
Rreziku për aksidente rrugore është më i lartë në natën e ndërrimit të viteve, ku shumë drejtues automjetesh tregohen të pakujdesshëm duke konsumuar alkool. Për të parandaluar këto aksidente, në të gjitha akset rrugore do të ketë shërbime të policisë.
Në shërbim do të jenë:
Policia e rendit
Policia rrugore
Policia kriminale
Forcat operacionale
Strukturat e Krimit të Organizuar e Krimeve të Rënda
Strukturat e Antiterrorit
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com