10 mijë euro kush jep informacion për arrestimin e Talo Çelës! Në arrati për grabitjen e Rinasit, organizoi atentatin e dyfishtë në Durrës
Talo Çelo, i kërkuari nga policia
Policia e Shtetit ofron 10 mijë euro kush jep informacion për arrestimin e të shumëkërkuarit, Talo Çela. Në një njoftim, policia thotë se 49-vjeçari Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
Ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, Report Tv mëson ekskluzivisht, se në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.
Deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, që bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa në këkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor, 12:42
-
Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, Apeli i GJKKO dënon me 25 vite burg Klevis Allën! Humbi statusin e bashkëpunëtorit se dha dëshmi të rreme
14 Nëntor, 10:57
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, SPAK kërkon 19 vjet burg për Talo Çelën
4 Nëntor, 13:58
-
Nuredin Dumani 14 vjet më parë me tufa parash në duar! Gazetari publikon fotot : Vrasësi që e nisi 'karrierën' si 'çerri' i Talo Çelës
27 Tetor, 09:04
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor, 12:39
-
Masakra e Bradasheshit, cili gazetar kërkoi 120 mijë €? Porosia e bisedës në ‘Sky': Mos nxirr këto emra! Hetimi i SPAK: Ishte në kafe me ushtarin e Franc Çopjas
1 Shtator, 13:32
-
Nga ‘Talo’ në ‘Korab’/ Talo Çela ndryshoi atësinë e vajzës për të mos u gjurmuar. Eurot e vrasjeve u groposën në Gjirokastër dhe u investuan në Tiranë e Sarandë
31 Gusht, 15:32
-
Plani që në 2020, Talo Çela në “Sky”: Do iki në Brazil po dolën prova për 'Rinasin'! S’rri kot këtu, plus e këto vrasjet e leshit
30 Gusht, 10:38
-
'Plumbi i artë' vijon! SPAK operacion në Tiranë, Elbasan e Durrës! Firmosen 36 urdhërarreste! Në pranga shefi i krimeve të Durrësit, zv/ drejtori i burgut Bradashesh, masë edhe për ish gjyqtaren Fetahu ( JA 23 EMRA)
31 Korrik, 10:29
-
‘Plumbi i artë’/ Klevis Alla dënohet me 25 vite burg për vrasjen e vëllezërve Haxhia! 11 vite burg për Enver Divën e Besjan Xhixhën! Altin Ndoci i pafajshëm
2 Prill, 12:01
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani dhe 19 të tjerë në gjyq! I penduari i drejtësisë në akuzë për 18 krime! Pushohen akuzat për Talo Çelën, hetim vetëm për 1 tentativë vrasjeje
29 Janar, 10:26
-
Kërkesa e SPAK, cilat janë dy vrasjet me 4 viktima që iu bashkuan dosjes së ‘Plumbit të Artë’
17 Tetor 2023, 11:51
Kërkojeni në Kosovë...!!!
PërgjigjuSeruozisht 10 mije euro? Po ky te heq qafe Po rrodhi info ne polici.
Përgjigju