TIRANE - Në një deklaratë të zëdhënëses së policisë së shtetit Alma Katragjini ajo sqaroi rastin e ish-policit privat vetvarur në ambientet e Komisariatit me rripin e pantallonave duke thënë se policia e shtetit dhe organet kompetente janë duke verifikuar të gjitha shkaqet, që çuan atë drejt aktit të vetëvrasjes.

Ajo tha se strukturat e shtetit janë duke hetuar shkaqet e ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 5 për shtetasim Ndue Kolthi 57-vjeç.

"Duhet të theksojmë se në këto ambjente, lejohet që një shtetas të mbajë sende personale si : celular, syza, orë, unaza, lidhëset e këpucëve, rripi i pantallonave etj, heqja e të cilave nga Policia do të përbënte shkelje të lirive dhe të drejta të njeriut," - shtoi policia e shtetit.

Strukturat kompente janë duke kryer hetime të mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

(ad.ti/shqiptarja.com)