/ATSH/- Policia e Shtetit ka ndërmarë nismën më të re sensibilizuese dhe ndërgjegjesuese, mbi përdorimin e pijeve alkoolike në ambjente festive dhe mos drejtimin e mjetit në gjendje te dehur.
Sezoni turistik dhe pushimet verore bejnë që shumë të rinj të argëtohen në club-et e natës duke konsumuar alkool, por mesazhi qe Policia percjell është :
"Konsumoni pije alkoolike por mos drejtoni mjetin" duke shmangur kështu rrezikun e aksidenteve.
Mbrëmjen e djeshme në mjediset e një clubi-i në kryeqytet u mirëprit nga shumë të rinj mesazhi i Policisë së Shtetit, në praninë e Drejtorit të Policisë së Tiranës dhe prezences së tre efektivëve të Policisë në këtë mjedis të cilët transmetuan mesazhin sensibilizues në pak minuta nga koha e argetimit të të rinjve.
Misioni parësor i Policisë së Shtetit është parandalimi i çdo ngjarje të mundshme.
Prandaj ky mesazh sensibilizues merr shkas nga aksidente të shumta të cilat mund të parandalohen