TIRANË-Reshjet e dendura të dëborës kanë pushtuar pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë. Qytetet kryesore të vendit në veri janë mbuluar nga dëbora, ku për pasojë ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve por edhe të njerëzve.
Veriu i vendit ka më shumë problematika, pasi shumë fshatra dhe rrugë janë të bllokuara nga reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë në 24 orët e fundit.
Në fshatin Levosh, Njësia Administrative Iballë në Pukë në një ndërmarrje kromi janë bllokuar tre punëtorë.
Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu nga Puka në një intervistë për Report Tv deklaroi se ka komunikuar me tre minatorët e bllokuar në Iballë dhe se gjendja e tyre është e mirë, ndërsa do të ndërhyhet nesër për të bërë të mundur zhbllokimin e tyre.
Në Kukës, një shtetase e cila kishte probleme shëndetësore në fshatin Berishë të Rrethit Tropojë është transportuar drejt spitalit të Tropojës për mjekim më të specializuar.
Policia ka ndihmuar dy gra shtatzëna në Bulqizë. Në aksin rrugorë Maqellarë-Bulqizë në "Maranicë" një borë-pastruese, duke pastruar rrugën, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal, duke bërë kështu bllokimin e këtij aksi rrugor, por pas ndërhyrjes u zhbllokua.
Gjatë kohës që ishte i bllokuar aksi rrugor, një autoambulancë nga njësia administrative Maqellarë, po transportonte një grua shtatzënë që ishte për lindje drejt Tiranës, por për shkak të rrugës së bllokuar në vendin e quajtur "Maranicë", autoambulanca është kthyer prapa dhe me ndihmën e policisë ka kaluar nëpërmjet vendkalimit kufitar Bllatë - Dibër e Madhe -Qafë Thanë - Tiranë.
Po gjatë orëve të pasdites, Shërbimet e Policisë i kanë ardhur në ndihmë një tjetër familjeje, ku një grua shtatzënë për lindje, e kanë transportuar drejt Spitalit të Peshkopisë me automjetin e Policisë Kufitare Bllatë, pa asnjë problem.
Sakaq që nga mbrëmja e kaluar, Rruga e Kombit vazhdon të jetë e mbuluar nga ngricat dhe qarkullohet me zinxhirë në 3 km nga dalja e tunelit në Kukës.
Në Berat, akset rrugore të fshatrave të njësive administrative si Tomori, Lybesha, Zhitomi, Dodovesi, Plashniku, Terpan etj. janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës, duke qenë se janë fshatra në lartësi mbi 1000 m.
Janë marrë masa për zhbllokimin e rrugëve duke hedhur një sasi të konsiderueshme kripe. Bashkia Poliçan ka ofruar ndihma ushqimore, veshmbathje, familjeve në nevojë që ndodhen në zonat e izoluara.
• Akset rurale të njësisë administrative Gjinaj, bashkia Has, janë bllokuar nga reshjet e dëborës.
Aksi rrugor Kallmet – Ungrej, bashkia Lezhë, vazhdon të jetë i bllokuar dhe po punohet për hapjen e tij.
• Akset rrugore rurale të njësive administrative, Fan, Orosh, Selitë dhe Kaçinar, janë bllokuar, po punohet për hapjet e tyre.
• Akset rrugore Librazhd-Stëblevë, Lunik - Stëblevë vazhdojnë të jenë të bllokuara, po punohet me mjete borëpastruese për hapjen e tyre.
• Berat, akset rrugore të fshatrave të njësive administrative si Tomori, Lybesha, Zhitomi, Dodovesi, Plashniku, Terpan etj., janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës, duke qenë se janë fshatra në lartësi mbi 1000 m.
Zonat pa energji elektrike
• Në njësinë administrative Topojan e Shishtavec të bashkisë Kukës dhe në njësinë administrative Gjinaj të bashkisë Has, nuk ka energji elektrike.
• Në Njësinë Administrative Labinot Mal është rikthyer energjia elektrike, ndërkohë në Stëblevë energjia mungon për shkak se mjetet e OSHEE nuk mund të kalojnë në këtë aks rrugor sepse rruga është e bllokuar nga dëbora e madhe.
• Njësia Admistrative Kodovjat, bashkia Gramsh, pjesërisht nuk kanë energji fshatrat, Fushës, Zenelas, Kullollas.
• Njësia Administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, fshati Bletëz, Siman, pjesërisht pa energji.
• Njësia Administrative Stëblevë, bashkia Librazhd, fshati, Zabzun, Borovë dhe Fushë Studio nuk kanë energji elektrike.
21:40 Gjiknuri: OSHEE po punon edhe gjatë natës për riparimin e defekteve
Ministri i Energjisë, Gjiknuri përmes një postimi me disa foto në faqen e tij në Facebook thotë se punonjësit e OSHEE në Drejtorinë Rajonale të Burrelit po punojnë edhe gjatë orëve të natës për riparimin e defekteve të shkaktuara nga dëbora e dendur në Mirditë, Burrel, Bulqizë, Dibër e Laç.
Në shumë zona të vendit ka mungesë të energjisë elektrike si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që sollën edhe avari në rrjet.
[gallery]20442[/gallery]
21:30 Situata për shkak të reshjeve të dëborës dhe masat – ora 21:15
Në vijim të informacioneve të dhëna më herët, po përcjellim një raportim të përmbledhur të gjendjes deri në orët e mbrëmjes.
Siç pritej në bazë të buletineve meteorologjike, moti i ftohtë dhe me reshje dëbore ka përfshirë gjithë vendin, duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve si dhe duke shkaktuar probleme të tjera në rrjetet e energjisë, ujit të pijshëm etj.
Bora e dendur ka shkaktuar vështirësi serioze në qarkullimin rrugor në disa akse të vendit dhe megjithë punën e pandërprerë të mjeteve borëpastruese, ka pasur zona që janë bllokuar ose mund të kalohen vetëm me ndihmën e zinxhirëve.
Pasditen e sotme, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka kryer një inspektim të gjendjes në një segment të “Rrugës së Kombit” ku u ka bërë apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirët e njëherësh të reduktojnë së më shumë të jetë e mundur, qarkullimin në këto kushte acari.
Ministri Tahiri ka konfirmuar gadishmërinë e strukturave shtetërore dhe atyre të emergjencave për t’iu gjendur pranë shtetasve që mund të kenë probleme të shkaktuara nga kushtet e motit.
Ndërkaq edhe Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka kryer një inspektim në aksin Peshkopi – Maqellarë, ku kishte pasur bllokim të rrugës, duke konfirmuar se nuk kishte asnjë mjet të bllokuar në rrugë, dhe se ky aks ishte funksional për qarkullimin e mjeteve.
Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata deri në orën 21:15 të mbrëmjes paraqitet:
QARKU KUKËS

QARKU DIBËR
• Aksi rrugor kombëtar Qafë Bualli – Peshkopi, njësia administrative Maqellarë është kthyer në normalitet, e qarkullueshme me zinxhirë.
• Rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, është hapur dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
• Aksi rrugor Peshkopi - Kala e Dodës, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
• Në njësinë administrative Baz, Rukaj, Komsi, është rikthyer energjia elektrike.
QARKU LEZHË
• Aksi rrugor Kallmet – Ungrej, bashkia Lezhë, vazhdon të jetë i bllokuar dhe po punohet për hapjen e tij.
• Aksi rrugor Milot–Skuraj, është hapur nga forcat e bashkisë Kurbin dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

QARKU ELBASAN

QARKU KORÇË
• Aksi Pogradec - Qafë Thanë, është i qarkullueshëm pa zinxhirë.
• Aksi Pogradec - Qafë Plloç, është i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Petrushë – Korçë – Dogana Kapshticë, i qarkullueshëm pa zinxhirë.
• Aksi rrugor Zëmlak – Liqenas – Dogana – Goricë, është i qarkullueshëm me zinxirë.
• Aksi Libonik – Lozhanë – Grabovë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Korçë – Qafë e Qarit – Ersekë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Ersekë – Çarshovë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Korçë – Dardhë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Korçë – Voskopojë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
Energjia elektrike në këto zona është rikthyer.
QARKU VLORË
Pavarësisht nga temperaturat e ulëta qarkullimi i mjeteve bëhet normal. Në zonat malore kanë rënë reshje dëbore, por nuk ka probleme të komunikimit në të gjitha akset rrugore.
Në Qafën e Llogorasë, trashësia e dëborës arrin deri në 4-5 cm. Aksi rrugor është i kalueshëm pa zinxhir. Janë përqendruar mjete, ekskavator dhe borë pastruese, si dhe një sasi e konsiderueshme kripe.
Në pikën më të lartë të Qafës së Llogorasë firma kontraktore është në monitorimin e situatës.
QARKU DURRËS
Nga bora e mbrëmshme është zbardhur pothuajse i gjithë territori i këtij qarku.
Rrugët e Bashkisë Krujë u mbuluan me shtresa akulli. Ndërhyrjet me makinë borëpastruese dhe hedhja e kripës normalizuan lëvizjen e mjeteve.
Në njësitë administrative të zonave të thella malore, kryesisht të bashkisë Krujë qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi.
Sipas informacioneve të marra nga Ujësjellësi, në mëngjes u konstatua ngrirja e tubacionit në depon nr. 2 për të cilin u morën masat menjëherë dhe nuk u krijuan probleme.
QARKU BERAT
Akset rrugore të fshatrave të njësive administrative si Tomori, Lybesha, Zhitomi, Dodovesi, Plashniku, Terpan etj., janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës, duke qenë se janë fshatra në lartësi mbi 1000 m.

Të gjitha strukturat e emergjencave janë angazhuar për zhbllokimin e rrugëve.
19:10 Ministri Dervishaj i pranishëm në aksin Maqellare-Peshkopi
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka inspektuar ndërhyrjen në aksin Maqellare Peshkopi. “Pas një problematike aksi është i kalueshëm. Aktualisht janë duke punuar disa makineri por kushtet e motit janë shumë të ashpra në këtë segment.
Nuk ka makina të bllokuara. Problem është era e fortë që kthen borën e pastruar në rrugë. Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes dhe mos të lëvizin pa zinxhirë në këtë pjesë të rrugës. Jemi në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo problematikë në akset kombëtare”, u shpreh Dervishaj.

19:00 Policia e Qarkut Dibër: Si paraqitet situata deri në këto momente
Strukturat e Policisë së Qarkut Dibër janë të angazhuara në ndihmë të qytetarëve në nevojë si pasojë e problematikave të shkaktuara nga reshjet e dëborës.
Gjatë ditës së sotme shërbimet e Policisë u kanë dhënë ndihmë qytetarëve në dhjetëra raste.
Aktualisht është bërë i mundur zhbllokimi i aksit rrugor Maqellarë-Bulqizë në vendin e quajtur "Maranicë".
Në aksin rrugorë Maqellarë-Bulqizë në vendin e quajtur "Maranicë", një borë-pastruese, duke pastruar rrugën, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal, duke bërë kështu bllokimin e këtij aksi rrugor. Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, të strukturave të pushtetit vendor si dhe të Drejtorisë së Rrugëve, me ndihmën e fadromave dhe të një borëpastrueseje tjetër, u bë e mundur që pas disa orë pune, të zhbllokohej ky aks rrugor. Lëvizja në këtë aks tashmë vijon me zinxhirë.

Si pasojë e kushteve të motit në Qarkun e Dibrës deri në këto momente është kjo situatë :
Në Dibër, Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës dhe erërave të fuqishme, akset rrugore që lidhin këto njësi vazhdojnë të jenë të bllokuara. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e rrugëve.
Në Njësitë Administrative Kala e Dodës, Sllovë, Arras, Muhurr, Tomin, rrugët janë të hapura dhe kalohet vetëm me zinxhirë.
Në Bulqizë, Njësitë Administrative Trebisht, Ostren, Tërnovë, për shkak të reshjeve të dëborës dhe erërave të fuqishme, vazhdojnë të jenë të bllokuara. Po punohet për zbllokimin e tyre.
Në Njësitë Administrative Shupenzë, Gjoricë, Zerqan,Fushë-Bulqizë, Martanesh, rrugët janë të hapura dhe kalohet vetëm me zinxhirë.
Në Mat, Njësia Administrative Xibër, për shkak të reshjeve të dëborës, është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj. Akset e tjera janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Ndërsa aksi kryesor nacional Peshkopi - Bulqizë - Mat është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.
Shërbimet e Policisë janë të gjitha në gatishmëri, ku po monitorojnë lëvizjen e automjeteve duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe familjeve që kanë nevojë për ndihmë.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.
17:25 Mirditë, bllokohen 10 fshatra trashësia e dëborës arrin 1 m
Mirdita është një nga zonat më të prekura nga reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë në 24 orët e fundit.
10 fshatra në zonat e thella të Mirditës, ato të njësive administrative Fan, Orosh, Selitë dhe Kaçinar, janë të bllokuara, pasi trashësia e dëborës varion në rreth 35-100 cm.
Temperaturat e ulëta dhe erërat e forta krijojnë probleme në të gjitha rrugët, sepse sposton dëborën në rrugë, duke i mbushur deri në 1,5 m dëborë, në disa vende.
Sipas Emergjencave Civile autoritetet lokale në Mirditë po punojnë për pastrimin dhe hedhjen e kripës në akset kryesore në mes qendrës së bashkisë me qendrat e njësive administrative duke mundësuar kalushmërinë e mjeteve me zinxhirë.
Nga reshjet e dëborës veriu i vendit është më i prekur, teksa në Shkodër, Pukë, Kukës dhe Mirditë shumë fshatra janë bllokuar, ndërsa energjia elektrike mungon në shumë prej tyre.
16:30 Bllokohen disa makina në Maqellarë
Reshjet e dendura të dëborës në 24 orët e fundit kanë bllokuar disa makina në Ura e Topojanit në Maqellarë në aksin Peshkopi- Tiranë.
Sipas gazetarit të Report Tv, në Maqellarë situata është mjaft e vështirë për shkak të dëborës duke bllokuar mjetet.
Borëpastrueset vazhdojnë punën për zhbllokimin e aksit Peshkopi- Tiranë në Urën e Topojanit.
16:15 Kreu i ARRSH Dashamir Xhika për Report TV: Vetëm 3 km të Rrugës së Kombit lëvizet me zinxhirë
Kreu i ARRSH Dashamir Xhika në një prononcim për Report TV ka deklaruar se për shkak të reshjeve të shumta të dëborës, vetëm 3 km të Rrugës së Kombit lëvizet me zinxhirë e ndërsa në pjesën tjetër të saj mund të lëvizet lirshëm. Gjithashtu kreu i ARRSH është shprehur se në shumë akse të tjera nacionale situata po përmirësohet si dhe firmat kontraktore kanë hedhur kripë në rrugët që paraqiten paksa më problematike.
15:50 Emergjencat Civile: Situata dhe masat deri në orën 15:30
Reshjet e dëborës të rëna gjatë 24 orëve kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore kryesisht në zonat rurale. Në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet.
Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në krye të detyrës duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.
Situata është qarkun e Korçës dhe atë të Vlorës është përmirësuar ndjeshëm dhe qarkullimi kryhet normalisht. Vetëm në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.
Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.
Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:
QARKU KUKËS
· Rruga e Kombit dhe akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme me zinxhirë.
· Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë.
· Akset rurale Kukës-Shishtavec, Kukës-Shën Mëri dhe Surroj –Arrën vijojnë të jenë të bllokuara.
· Në qytetin e Kukësit edhe atë të Hasit është rikthyer energjia elektrike pas ndërhyrjes së specialistëve të OSHEE, me përjashtim të dy Njësive Administrative, Bicaj dhe Ujmisht.
· Një shtetase e cila kishte probleme shëndetësore në Fshatin Berishë të Rrethit Tropojë është duke u transportuar drejt spitalit të Tropojës për mjekim më të specializuar. Për hapjen e rrugës po përdoret një fadromë.
QARKU SHKODËR
· Në malin e Shoshit ka mbi 1 m dëbore dhe po punohet për zhbllokimin e këtij aksi ndërkohë firma kontraktuese ka hapur rrugën deri në fshatin Kir dhe po vazhdon drejt Bregut të Lumit.
· Aksi rrugor Pogë-Qafë Thore - Theth është i bllokuar.
· Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult nuk ka energji elektrike.
· Me kërkesë të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile ka shkuar në ndihmë për Bashkinë Shkodër një traktor me zinxhirë nga Ministria e Mbrojtjes për hapjen e segmenteve të bllokuara.
· Në fshatin Levosh, Njësia Administrative Iballë në një ndërmarrje kromi janë bllokuar tre punëtorë. Po bëhen përpjekje për të siguruar transportimin e tyre për në banesat.
· Aksi Fushë Arrëz-Pukë është i qarkullueshëm me zinxhirë.
· Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë dhe Pukë – Qelëz janë të pa kalueshëm dhe po punohet për hapjen e rrugës me 2 borëpastruese.
· Të bllokuar janë edhe akset rrugore Fushë Arrëz – Iballë dhe aksi rrugor Qafë Mali – Fierzë ,Qafë Shllak – Kukës pasi trashësia e dëborës arrin në 1 m. Po punohet për hapjen e dy rrugëve.
· Me energji elektrike furnizohet vetëm qyteti i Fushë Arrëzit.
· Në Malësi e Madhe segmentet rrugore Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq)-Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëbore, po punon një borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës.
· Fadroma e dërguar nga Forcat e Armatosura nuk ka mundur të ndërhyjë në Malësinë e Madhe pasi ka prani të madhe të dëborës së ngrirë.
· Vështirësi qarkullimi ka në Urën e Spatharit, në aksin rrugor Vau Dejës-Shkodër si rezultat i ngricave. Policia është duke monitoruar situatën ndërsa pushteti vendor ka hedhur kripë.
QARKU DIBËR
· Aksi rrugor kombëtar Qafë Bualli –Peshkopi, Njësia Administrative Maqellarë qarkullimi bëhet me vështirësi vetëm me zinxhirë.
· Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor ndërsa janë angazhuar 4 mjete borëpastruese.
QARKU ELBASAN
· Në qarkun Elbasan, aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i bllokuar dhe po punohet me dy mjete borëpastruese për hapjen e tij.
· Në Njësinë Administrative Labinot Mal ka tre fshatra pa energji elektrike ndërkohë energjia mungon edhe në Njësinë Administrative Stëblevë.
QARKU KORÇË
· Të gjitha akset rrugore janë të hapura. Qarkullimi me zinxhirë bëhet vetëm në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.
QARKU VLORË
· Në Qafën e Llogorasë, trashësia e dëborës arrin nga 4 deri në 5 cm. Rruga është e kalueshme pa zinxhir. Ndërkohë firma kontraktore ka marrë masat për hedhjen e kripës në këtë segment rrugor.
· Në Qafën e Muzinës ka rënë dëborë e lehtë. Ky segment është i kalueshëm pa zinxhirë. Prezencë të dëborës ka edhe në Bashkinë Himarë.
14:47 Elbasan, reshjet e dëborës, segmentet kryesore të kalueshme
Edhe qarku i Elbasanit është përfshirë nga reshjet e dëborës sidomos në zonat kodrinore dhe malore. Por sipas informacioneve të Shtabit të Emergjncave Civile në prefekturën e Elbasanit reshje më të mëdha kanë rënë në zonën e Stëblevës ndërsa në zonat e tjera rrugët janë të kalueshme.
Ndërkohë Policia e Qarkullimit rrugor konfirmon se situata në segmentet kryesore nuk është problematike.
Në rrugët rurale Labinot- Shmil, Gjinar –Zavalin, kalohet me zinxhir. Qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Librazhd–Qaf thane, vazhdon normalisht pa zinxhirë. Rrugët rurale Librazhd-Stërblevë,Librazhd - Qarrisht,Librazhd -Lunik, janë të bllokuara. Në fshatrat Hotolisht, Frare, Xhyrë dhe Dardhë kalohet me zinxhirë. Qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Prrenjas-Qaf Thanë vazhdon normalisht pa zinxhire.
Në rrugët rurale Prrenjas - Menik, Prrenjas –Berzeshte dhe Qukes –Bardhaj, kalohet me zinxhirë. Në akset rrugore Elbasan – Tirane, Elbasan – Librazhd dhe Librazhd – Qaf Thanë, krahas shërbimeve të policisë ndodhen dhe mjetet e pastrimit të dëborës me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës si dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Mësohet se policia rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke ndihmuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.
[gallery]20433[/gallery]
14:40 Situata nga reshjet në Qarkun Dibër, e rëndë
Reshjet e mëdha të borës të rëna dy ditët e fundit si dhe ulja e ndjeshme e temperaturave ka paralizuar gjithë qarkun Dibër. Drejtues të emergjencave civile në qark bëjnë të ditur se të gjitha njësitë administrative në Bashkinë Dibër e Bulqizë janë të izoluara.
Në bashkitë Klos e Mat, 70% e njësive administrative janë pa komunikim. Rrugët nacionale Milot – Peshkopi kalohet me shumë vështirësi për shkak të pranisë së akullit dhe erërave të fuqishme, duke u bllokuar në Qaf Dushk, Qafgë Bualli dhe në afërsi të Maqellarës, ndërsa hapet vazhdimisht nga borëpastrueset.
Ndërkaq, rrugët nacionale, Ura e Çerenecit – Streblevë, Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës janë pothuajse të pakalueshme, megjithëse mjetet borëpastruese vijojnë punën. Që prej pasditës së djeshme, shumë njësi vendore janë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit përcjellës dhe shtyllave. OSSHEE është në terren për rikthimin e energjisë.
Në njësinë Administrative Ostren në Bashkinë e Bulqizës raportohet se një 21 vjeçare e sëmurë kërkon të transportohet në spital, por për shkak të trashësisë së madhe të dëborës, nuk mund të zbresë në Bulqizë.
13:19 Arrin në 1 metër bora në Kukës, kalimi në Rrugën e Kombit me vështirësi
Situata në verilindje të vendit paraqitet tejet problematike. Stuhitë e dëborës kanë vijuar gjatë 24 orëve të fundit duke krijuar masive me borë në pikat kyçe të akseve rrugore. Në Rrugën e Kombit kalimi bëhet më vështirësi dhe me zinxhirë.
Edhe pse po punohet me kapacitet të plotë të mjeteve, stuhitë e dëborës krijojnë bllokime të herëpahershme. Të gjitha fshatrat e njësive administrative për momentin janë të bllokuara.
[gallery]20428[/gallery]
Një divizion i ushtrisë, së bashku me disa mjete është vënë në dispozicion të bashkisë së Kukësit. Ka qenë vetë kryebashkiaku Bashkim Shehu që i ka kërkuar kryeministrit Rama gjatë një bisede telefonike, ndihmë për të përballuar situatën.
Në dispozicion të Bashkisë së Kukësit është vënë edhe një fadromë dhe një gjenerator që do bëjë furnizimin me energji të njësisë vendore. Fadroma dhe mjetet e rënda të ushtrisë kanë nisur nga puna në zonat e thella të qytetit verior për të hapur rrugët e bllokuara nga reshjet intensive të borës.
Ndërkohë nga moti i keq dhe erërat e forta, i gjithë Kukësi është pa energji elektrike që prej orës 13:00 të ditës së enjte, si pasojë e një defekti në linjat e transmetimit të energjisë, 110 kilovolt në Krumë të Hasit.
Specialistët e OSHEE elektrike dhe OST kanë mbërritur në vendin ku ka ndodhur defekti, por deri tani nuk është bërë i mundur riparimi.Temperaturat deri në minus 10 gradë nuk kanë favorizuar elektriçistët të cilët janë detyruar që të ndërpresin punën për shkak të të ftohtit të madh.

Bora arrin në 1 metër, duke lënë të bllokuar dhjetëra Njësi Administrative në Kukës, Has e Tropojë. Lartësia e dëborës 70 cm në rajonin e Tunelit Kalimash ku punojnë 8 borëpastruese. Kukës-Bushtricë e qarkullueshme me zinxhirë.
[gallery]20424[/gallery]
10:30 Reshjet e borës, situata në Llogara
Në Qafën e Llogarasë për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave gjatë natës qarkullimi i mjeteve ka qenë me vështirësi por mëngjesin e sotëm ka filluar lëvizja e mjeteve normalisht. Në këtë segment rrugor është hedhur kripë, borëpastrueset kanë hequr dëborën, momentalisht ka mjergull të dendur por mjetet mund të lëvizin pa zinxhirë. Policia e Vlorës në monitorim të situatës, këshillon drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë në segmentet problematike (Llogara, Qafë Muzinë) nëse do të kemi reshje dëbore në vijim, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.
[gallery]20432[/gallery]
Pritet perkeqesim i motit, parashikimi nga meterologia
Moti do të përkeqësohet në fundjavë. Temperaturat nën zero gradë Celsius dhe erërat e fuqishme pritet të sjellin nesër një situatë problematike në mbarë territorin e vendit.
Metereologia Lajda Porja bën të ditur se dhe në ditët në vijim në vend do të mbizotërojnë temperaturat nën zero gradë Celsius. Porja theksoi se vetëm ditën e sotme temperaturat kanë rënë me minus 6 gradë gradë Celsius krahasuar me një ditë më parë.
Sipas meteorologes, moti i keq nuk do të kursejë as Tiranën. Porja tha se edhe ditën e shtunë, temperaturat priten të shënojnë sërish rënie me minus 5 e deri minus 7 gradë Celsius. Zonat më problematike nga moti i keq sipas Porja, Peshkopia, Bulqiza, Kukësi ku pritet që temperatura të shënojë vlera deri në -17 gradë Celsius.
“Gjithë territori ditën e nesërme do të jetë nën temperaturat zero gradë, me minus. Në disa zona do të shkojë dhe -18 dhe deri -20 gradë Celsius. Të shtunën do të ketë dhe erëra të fuqishme që do të sjellë përkeqësim të situatës. Problematike do të jenë dhe zonat e juglindjes, në zonat veriore, ku vetëm në Tiranë do të shënohet -6 por dhe -7 gradë Celsius”.
10:12 Emergjenca Civile: Situata në çdo qytet të Shqipërisë

Situata është paraqitur më e qetë në jug të vendit edhe pse në qarqet Korçë dhe Vlorë ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

09:22 Bllokohet Malësia e Krujës, izolohen 10 fshatra
Në Malësinë e Madhe si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës janë izoluar 10 fshatra.
Burime për Report Tv raporojnë se akset Krujë-Qafshtamë dhe Krastë-Krujë janë të bllokuara. Trashësia e dëborës në qytetin e Krujës ka arritur në 20 cm ndërsa në fshat 40 cm.

09:17Situata në akset rrugore:
Akset nacionale:
Të gjitha akset nacionale qarkullojnë me zinxhirë. E me shumë vështirësi qarkullohet në akse të veçanta.
Rruga e Kombit është e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në rajonin e Tunelit Kalimash. Punojnë 8 borëpastruese.
Kukës-Bushtricë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm. Punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë.
Kukës –Zapod e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 35cm. Punojnë 2 borëpastruese,1 fadromë.
F.Dugagjin–Q.Shllak e qarkullueshme me zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi ,pjesa tjetër deri në Q.Shlak e Q.Mali është e bllokuar . Lartësia e dëborës 90 cm.Po punojë 2 borëpastruese e 1 eskavator.
Kukës-Krumë e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm në Q.Tobli.Punojnë 4 borëpastruese.
Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 60 cm.Punojnë 3 borëpastruese.
B.Curri-Valbonë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës deri në 1m në Valbonë .Punojnë 2 fadroma e 1 borëpastruese.
B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 50 cm. Punojnë 2 borëpastruese.
B.Curri-Q.Luzhë e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm në Q.Luzhë. Punojnë 3 borëpastruese.
B.Curri-Fierzë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 35 cm.Punojnë 2 borëpastruese.
Dushaj -Lekbibaj e qarkullueshme me zinxhirë. Lartësia e dëborës 70 cm.Punojnë 2 borëpastruese.
Firmat kontraktore kanë punuar me të gjitha mjetet e forcat e tyre për të ndërhyrë në segmentet problematike.

( Rrugës për në Fierzë )
Akset rrugore në administrim të Bashkive:
Në qytete lartësia e dëborës varion nga deri në 25-35 cm.
Të bllokuara: NjA Grykë-Çaj,Kalise,Arrën ,Surroj,Zapod , Topojan,Shishtavec,Malzi.
Shumë fshatra në Bashkitë Has e Tropojë.
Nuk është raportuar për problematika të vecanta.
Për energjinë elektrike:
Ka energji elektrike vetem qytetet B.Curri e Krumë ,pjesa tjetër është pa energji.
09:01 Kukësi pa energji elektrike, trashësia e borës në 1 metër
Qyteti i Kukësit është pa energji elektrike për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Si pasojë e këtyre reshjeve, ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Trashësia e borës në qytetin e Kukësit arrin 50 cm ndërsa në zonat e thella ka arritur 1 metër.
Burime për Report Tv mësojnë se nuk ka probleme me furnizimin me ujë, por nga temperaturat e ulëta dhe ngricat janë ngrirë depozitat e ujit të vendosura në tarracat e pallatave.
/Shqiptarja.com

· Në qytetin e Kukësit edhe atë të Hasit është rikthyer energjia elektrike pas ndërhyrjes së specialistëve të OSHEE, me përjashtim të dy Njësive Administrative, Bicaj dhe Ujmisht. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/bora-pushton-vendin-bllokohen-3-pun-tor--n--iball--t--puk-s-394963.html#sthash.5PAn7C29.dpuf
Rrugët e bllokuara nga dëbora nga veriu në jug• Akset rurale të njësisë administrative Gjinaj, bashkia Has, janë bllokuar nga reshjet e dëborës.

VIDEO