Me vrull e zjarr, Klevis Balliu doli përpara mediave me pretendime të forta se strategjia e ndjekur nga Skënder Hita për frenimin e dhunës së protestuesve të PD ishte operacion i drejtuar nga Balluku e Rama. Madje, tha se ka pasur urdhër që të sulmohen me shkop gome e spraj deputetët e partisë.
Sipas tij, policët duhet të kenë qenë të droguar dhe do të kërkojë të testohen.
“Pas vendosjes së krimit të organizuar, të lubi Ballukut që i bëri drejtorit të Policisë, Hitës, nga Belinda Balluku. Ishte ai që ka mbrojtur krimet elektorale të lubi Ballukut. Ai ka qenë njeriu që Balluku kërkonte. Ka qenë lubia, patjetër nën urdhrat ekzekutive të Edi Ramës që ka urdhëruar ndërhyrje në mënyrë kriminale nga efektivë policie të organizuar dhe një pjesë e tyre, duke marrë parasysh vrullin që kishin për dhunë, me shumë gjasë të droguar, ndaj dhe unë do të propozoj në komisionin e sigurisë që të bëhet testi i drogës në mënyrë të hapur për të gjithë policët që marrin pjesë në tubime për çfarë janë në gjendje të bëjnë këta njerëz që sulen si shtazë ndaj qytetarëve që vijnë për të demonstruar. Deputetët janë goditur me shkopa gome, eksponentë të PD janë goditur me urdhër, me spraj, në mos gaboj për arinjtë që e kanë kombinuar me lëndë të tjera siç është edhe gazi lotsjellës. Operacioni është drejtuar nga lubia dhe Edi Rama. Këto janë operacione të helmit dhe vrullit të egër të politikës që ka PS. Nuk kemi të bëjmë me akte të operacioneve policore, por me një vendim politik për ekzekutimin e mendimit të mendimit ndryshe të protestave që padyshim, nuk do ia arrijnë”, tha Balliu.
Lajmi kryesor:
Protesta e PD/ 11 militantë në pranga, nën hetim Balliu e Kalaja! 45 molotovë të sekuestruar, strategjia e re e Hitës, kapje në flagrancë, ‘prova’ në duart e gjykatës për t'i kyçur në qeli (EMRAT)











