Politika e zjarrit djeg edhe Rrugën e Kombit

Politika e zjarrit djeg edhe Rrugën e Kombit

Djegia e sporteleve ku do të paguhet taksa në rrugën e Kombit

Skenat e dhunës dhe të urrejtjes që u panë në Rrugën e Kombit të kujtojnë imazhe të tjera të dhunës dhe urrejtjes, që kemi parë shumë herë këto 26 vitet e fundit të demokracisë. Për fat të keq, e kaluara rikthehet dhe çdo herë që besojmë se kemi bërë një hap përpara drejt kulturës dhe modernes, kuptojmë se lidhjet me të vjetrën janë ende shumë të fuqishme. Paradoksale është se protesta e parë e madhe që shpërtheu në Shqipëri dhe që solli në vitin 1991 rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës ishte, në shumë aspekte, më pak e dhunshme se dhuna që u pa neper vitet ne vijim. Duket sikur fryma autentike që vuri në lëvizje atë revoltë te popullit, i cili kishte një dëshirë autentike për liri, ishte në gjendje të kanalizonte energjitë në rrugën e duhur, duke treguar në mënyrë të qytetëruar, edhe pse shumë të fortë, rebelimin popullor. Por ajo çka ka ndodhur në vitet e mëpasme shumë shpesh është ushqyer nga urrejtjet partiake dhe nga ambicjet personale të disa liderve, që kanë përdorur zemërimin e njerëzve, jo për të rrëzuar një sistem, por për të goditur një njeri. Zjarri është kthyer, kështu, në protagonistin e demonstratave të reja në shesh, ndërkohë që nuk u pa asnjëherë në vitin 1991. Zjarri u bë arma që politika zgjodhi ta përdorë nëpërmjet militantëve të saj në përpjekje për të eliminuar kundërshtarin.

Kështu ndodhi më 1997, gjatë revoltës për piramidat mashtruese. Kjo u përsërit në vitin 1998, kur çdo mbrëmje militantët e Berishës mblidheshin përpara selisë së qeverisë dhe e godisnin ndërtesën me shishe me benzinë per vrasjen e Azem Hajdarit.  U përsërit një mijë herë të tjera prapë në vitet në vijim, kur përdorimi i zjarrit ishte përfundimi normal i çdo demonstrate dhe, kur rastësisht nuk ndodhte kështu, të gjithë ne analistët e komentonim këtë si mrekulli dhe “një mësim të mirë demokracie”. Një mësim, që u përgënjeshtrua nga dhuna të tjera me zjarr. Retë e tymit të zi që u ngritën në vitin 2011 dhe serisht ne 2014 nga mauzoleu i parë dedikuar martirëve të komunizmit, i cili u quajt më pas Bunk’Art 2, shprehin të njejtën “kulturë” që u pa të shtunën në Rrugën e Kombit, ku ekstremistë të armatosur me dajakë e shishe me benzinë shkatërruan me krenari kabinat për vjeljen e tarifës së kalimit, të sapondërtuara dhe të shkatërruara gjithë gëzim para se të nisnin të funksiononin. Pamje të frikshme të një dhune të papërshtatshme me atë pjesë të Shqipërisë që synon Evropën, modernen, të ardhshmen.

Pagesa tek autostradat nuk është një shpikje shqiptare dhe, për fat të keq, edhe kjo bën pjesë tek modernja. Ekziston në të gjitha vendet e rajonit, ku nuk është dëgjuar ndonjëherë që kabinave t’u jenë vënë zjarr ditën e përurimit. Nga ana tjetër, që prej vitit 2011 flitet për këtë pagesë, kështu që ajo është një ide, për të cilën kanë qenë dakord të gjitha qeveritë. Diskutohet rreth shifrës së pagesës, të cilën shumë vetë e konsiderojnë si tepër të lartë: po a jemi të sigurtë se, sikur të ishte vetëm 1 euro, në vend të 5, protesta nuk do të zhvillohej? Kur është politika ajo që i fryn zjarrit, protestë do të kishte gjithsesi. Por problemi i vërtetë nuk është se për çfarë diskutohet, por si diskutohet.       

Në rast se denoncimet e politikës vazhdojnë të shprehen përmes përdorimit të dhunës, që mund të jetë një çizme e lëshuar në Parlament, një muze i djegur, apo një kabinë autostrade e shkatërruar me shkopinj e me zjarr, Shqipëria nuk do të ndryshojë kurrë. Politika duhet të ketë pjekurinë që të distancohet nga dhuna e çfarëdo ngjyre dhe çfarëdo origjine, sepse gjithnjë duhet të synohet tek forca e arsyes dhe kurrë tek arsyeja e forcës. Por, edhe pas skenave të turpshme tek Rruga e Kombit, ishin shumë liderët politikë që duartrokitën për atë çka ndodhi, duke shpresuar se nëpërmjet dhunës do të mund të shtojnë pasuesit e tyre dhe do të pakësojnë ata të kundërshtarit.

Edhe qeveria ka përgjegjësitë e veta, pasi vetëm sot u tha qartë dhe hapur se banorët e Kukësit dhe ata që e bëjnë më shpesh rrugën, të cilët banojnë përgjatë autostradës, do të mund të përfitojnë tarifa të posaçme. Edhe kjo është një praktikë që përdoret në shumë vende evropiane, ku mund të arrihet të parashikohen edhe raste të caktuara të heqjes krejtësisht të pagesës. Por pse duhej pritur që të shpërthente dhuna për ta bërë të qartë këtë “detaj”? Pse duhej pritur që të arrihej tek përplasja fizike mes demonstruesve dhe policisë për të shpallur nisjen e dy muajve konsultime publike me gjithë faktorët e interesuar për problemin, para se të bëhej sqarimi dhe të gjendej një zgjidhje, për të cilën të gjithë janë dakord? Përse edhe qeveria reagon duke informuar me thjeshtësi dhe qartësi opinionin publik vetëm kur bie zjarri?      

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron Paruca: 01/04/2018 11:42

    Nje shkrim shume i sakt . Do doja ta lexonin te gjithe shqiptaret .

    Përgjigju
  • emigranti: 01/04/2018 03:41

    jam dakort qe te cohet taksa e rruges se kombit por sipas rroges qe eshte ne shqiperi respekte

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 31/03/2018 23:11

    Pa u kallur Berish&CO qe i kane vene zjarrin Shqiperise sa here kan dash nuk hajer Shqiperia. Ai duhet mare ndeshkim si Xhiordano Brunno

    Përgjigju
  • Pa emer: 31/03/2018 22:55

    Ke shume te drejte por besoj e di mire qe 5 euro jane 1 dite pune per dike. Besoj 7 eshte dita minimale e punes e vendosur nga shteti. Keto taksat e tjera qe paguajme cdo dite per shtetin a nuk mund te perdoren per te mbyllur dhe grooat e rruges te kukesit? Se gropat ne lagjet e ne rruget qe i perdorim sdo dite spo i shohim te mbyllen. As gropat ne xhep e ne jetesen e perditshme. Paguajme takse qarkullimi per cdo mjet. Dhe paguajme disa qindra lek per cdo liter nafte ne formen e takses te qarkullimit pervec akcizes. Duhet te jetosh si ata qe ankohen per kete takse per ta kuptuar, jo detyrimisht keta lerfaqesohen nga ata qe shkaterruan sot. Ps: punoj 3 pune dhe momentalisht eshte ora 11pm dhe jam akoma ne zyre. Me taksat qe paguaj cdo muaj nga rroga mund te paguhen lehtesisht 2 punonjes mirembajtje cdo muaj. Te pakten do dija ku shkojne leket qe paguaj Respekte hallaxhinjve qe skane rruge tjeter pervecse te ulin koken

    Përgjigju
    • mergim tari: 01/04/2018 02:00

      EDHE PO TE BESOJA QE NJE DITE PUNE MUND TE JETE 5 EURO PER DIKE, AJO NUK ESHTE 5 EURO PER ATA QE KANE MAKINA. PASTAJ LE TE BEJME NJE LLOGARI. MUAJI KA 20 DITE PUNE DHE SIPAS JUSH NJE DITE PUNE PER DISA ESHTE 5 EURO. NE BAZE TE LLOGARISE SE THJESHTE SIPAS JUSH NJE PUNETOR MERR 100 EURO NE MUAJ. NESE JENI NE ZYRE BEJENI LLOGARINE DHE SHIKONI QE SHUMEZIMI QE KENI BERE ESHTE JO REAL POR EMOCIONAL. UNE PARA NJE ORE SE RAMA TE FLISTE PER ULJE CMIMESH TE QYTETAREVE QE PERDORIN RRUGEN ME SHPESH, BERA NJE KOMENT KU GJYKOJA SE NESE AJO RRUGE ESHTE RRUGE QE PERDORET CDO DITE NGA QYTETARET E KUKESIT, ATEHERE ATA QE E PERDORIN DENDUR DUHET TE PAJISEN ME NJE KARTE MUJORE KU TE KETE ULJE 30-40 %. NESE PAGESA BEHET VETEM PER KALIMIN NE KUFI, ATEHERE TAKSA 5 EURO ESHTE E ARSYESHME. NUK MUND TE SHKOSH TE PISH KAFE NE PRIZREN E GJAKOVE DHE TE KERKOSH MOS PAGUASH TAKSE. PAGUAJME PER PARKINGUN DHE NUK BEJME FJALE 2000 LEKE NE ORE E JO ME TE PERDORESH NJE RRUGE QE KA NEVOJE PER MIREMBAJTJE. PERSA I PERKET BANDITEVE QE DOGJEN E SHKATERRUAN PRONEN, UNE REFUZOJ QE ATO TE RIPAROHEN ME TAKSAT TONA. ATO DUHET TI PAGUAJNE ATA QE I DOGJEN DHE I SHKATEERUAN. NESE NUK KANE TE PAGUAJNE, TU SEKUESTROHEN MAKINAT, PASURIA, GJEJA E GJALLE TOKAT SHTEPITE, DERI SA TE MBLIDHET SASIA E DEMIT TE SHKAKTUAR. MENDOHET SE ESHTE BERE NJE DEM RRETH 4 MILIONE EURO. NESE JANE 20 VETE QE KANE BERE VEPREN PENALE TE SHKATWRRIMIT TE PRONES, ATEHERE KETA PAGUAJNE DEMIN NE EURO, ME SEKUESTRIM PRONE NESE NUK KANE TE PAGUAJNE. NUK MUNDET TE MBETEN SHQIPTARET E NDERSHEM PENG I NEANDERTALEVE, I DYKEMBEVE TE KOHES SE GURIT DHE ZJARRIT, QE DOLEN NGA SHPELLAT DHE ZBRITEN E ME PAS KRIJUAN E ZBULUAN QYTETERIMIN.

  • Viçidoli Dixhital: 31/03/2018 22:53

    Do kallim Edin e tan Shqipnin.

    Përgjigju
  • Lavdosh: 31/03/2018 21:43

    Shkrimi i sakte, por nje gje: qeveria e ka thene qe do kete tarifa te ndryshme per perdoruesit e rregullt. Por sic e the edhe 1 euro te ishte, prape e njejta gje do ndodhte. Keta vetem dhune dhe rrumpalle duan. Ky ishin keta njerez kur rruga qe kushtoi sa qimet e kokes dhe vjedhja ishte ashiqare? Cdo gje ktheht ne politke te piste ne kete Albanistanin tone. Dhe si per rastesi, cdohere qe ka nje problem ne Serbi, ndodhin ngjarje destabilizuese ne Shqiperi. Me kete politike rrumpallistes dhe Haxhiqamilishtesh te PD/Berishes te gjithe shqiptaret po humbasin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë