Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt, më shumë se 8 orë diskutime për prioritetet e qeverisjes! Fokusi tek strategjia e komunikimit për zgjedhjet e 2025

Tirane - Në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit kryeministri Edi Rama zhvilloi për 8 orë një mbledhje informale me anëtarët e kabinetit qeveritar. 

Takimi nisi rreth orës 10:00 të mëngjesit (1 shtator 2024) dhe u mbyll pas më shumë se 8 orësh në 18:30. Kreu i qeverisë mbërriti në orët e para të mëngjesit, rreth orës 08:30.

Një nga çështjet kryesore të këtij retreati ka qënë strategjia e komunikimit që mazhoranca socialiste do të ndjekë në vazhdimësi deri në zgjedhjet parlamentare të 2025, komunikimi me publikun dhe institucionet. 

Të pranishëm në mbledhje veç ministrave të kabinetit qeveritar ishte dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, kryetarët e komisioneve parlamentare, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, kryetari grupit parlamentar në PS, Niko Peleshi si dhe drejtorët e institucioneve në varësi të kryeministrit, ndërsa nuk ishin të pranishëm kryebashkiakët.

Mbledhja ishte konceptuar në 4 blloqe.

Gjatë punimeve “komunikimit” i është dedikuar një sesion i posaçëm diskutimesh që drejtohej nga Endri Fuga, ndërsa fokus të vecantë ka marrë edhe çështja e integrimit europian për të cilën ka raportuar kryenegociatorja Majlinda Dhuka

Përveç këtyre dy blloqeve, mbledhja retreat ishte e ndarë edhe në dy blloqe të tjera, atë të sigurisë dhe çështjeve sociale të referuara nga ministret Balluku dhe Manastirliu.I pranishëm në këtë takim ishte edhe Fatmir Xhafaj kryetari i Komisionit të posacëm për antikorrupsionin, puna e të cilit lidhet drejtëpërdrejtë me procesin e integrimit. 

Secili prej ministrave ka prezantuar objektivat e punës për sezonin e ri në dikasterin që mbulon. Po ashtu në fokus ishte edhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim.

Ndryshe nga herët e tjera, kur Rama ka zhvilluar mbledhje të tilla me kabinetin në prag të nisjes së sezonit politik, këtë herë kryeministri nuk preferoi të prononcohej për gazetarët të cilët qëndruan jashtë perimetrit të rezidencës qeveritare ku u zhvillua takimi për më shumë se 8 orë. Gjithashtu edhe ministrat u larguan së bashku me Ramën në mbarim të mbledhjes.

Takimi në Dajt shërbeu edhe për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Burime pranë mazhorancës e konsiderojnë mbledhjen e kësaj të diele një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme. Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron.

Me rëndësi në këtë mbledhje ishte edhe plani për vitin zgjedhor, pasi ambicia e kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste është fitimi i mandatit të katërt. 

Ky takim me qeverinë, i paraprin Asamblesë së Partisë Socialiste, që do të mbahet të dielën e ardhshme, më 8 shtator në qytetin e Durrësit ku pritet të zgjidhet Kryesia e re e PS.

Përveç zgjedhjes së Kryesisë, kryeministri Rama pritet të konfigurojë edhe skuadrën në terren për zgjedhjet e 2025, pra drejtuesit politikë në qarqe. Ashtu si në zgjedhje të kaluara që ka pasur lëvizje të drejtuesve politikë të PS në qarqe të vendit, edhe kësaj here gjatë punimeve të Asamblesë pritet që Rama të bëjë publike lëvizjet e reja. Deri më tani ka patur disa spekulime lidhur me ndryshimet e reja, por 8 shtatori do të jetë ajo që do zbulojë drejtuesit e rinj në qarqe të ndryshme të vendit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Mbyllja e mbledhjes 'retreat', momenti kur kryeministri Rama dhe ministrat largohet nga rezidenca qeveritare në Dajt

 

Pas më shumë se 8 orësh është mbyllur mbledhja retreat e Ramës me kabinetin qeveritar dhe me drejtues institucionesh, kryeministri është larguar nga rezidenca qeveritare në Dajt.

Këtë herë ai nuk ka zgjedhur të flas për gazetarët që kanë qenë jashtë rezidencës gjatë kohës së mbledhjes.

Me Ramën janë larguar edhe ministrat. Sicç duket edhe nga pamjet e Report Tv, automjetet e kryeministrit dhe ministrave lënë rezidencën qeveritare për tu larguar nga Dajti.

Ndërkohë nesër nis sesioni i ri parlamentar, që i paraprin zgjedhjeve të 2025, fokusi i së cilës ishte dhe mbledhja e sotme në Dajt. 

Ora 15:45
Vijon mbledhja 'retreat' e Ramës me qeverinë në Dajt e ndarë në 4 blloqe! Komunikimi dhe Integrimi më të rëndësishmit

 

Vijon mbledhja 'retreat' e kryeministrit Rama me qeverinë në Dajt.

Kjo mbledhje bëhet edhe me prezencën e aktorëve të tjerë parlamentar të komisioneve parlamentare të drejtuara nga  PS, me pjesëmarrjen edhe të Bledi Çuçit, Elisa Spiropali dhe drejtuesit e institucioneve, raporton gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj. 

Prej orës 10 vijohet me analizën e dikastereve të të gjitha ministrive. Secili ministër ka përgatitur një raport lidhur me punën e bërë nga ministria që drejton.

Por edhe sa i takon ecurisë së objektivave në këtë sesion të ri plenar duke qenë një vit zgjedhor. Ky është një tjetër fokus i kësaj mbledhje ku është fokusar kryeministri Rama, që ka qenë në rezidencë në Dajt që në orët e para të mëngjesit. Fokusi do jetë tek analiza dhe objektivat për punët që kanë bërë ministritë dhe drejtoritë në varësi. Jemi në vit zgjedhor dhe mazhoranca duhet të tregoj forcën për të kërkuar një mandat të katërt qeverisës. Diskutimet do kalojnë përtej diskutimeve teknike, do foksuohen tek zgjedhjet dhe përgatitjet që duhet në terren.

Pas kësaj do të pasojë një mbledhje e drejtuar nga kryeministri Rama, do të jetë asambleja që do mbahet më datë 8, ku do zgjidhet kryesia dhe do ketë vendimmarrje të tjera në ndryshime qarqesh.

Para çdo zgjedhjeje kryeministri Rama bën lëvizjet e tij sa i takon drejtuesve të qarqeve dhe duke afruar elektoratin gri ku do jetë fokusi i PS por edhe demokratët.

Mbledhja vijon me dyer të mbyllura. Deri tani puna është ndarë në 4 blloqe, komunikimi, sesioni më i rëndësishëm dhe i drejtuar nga Endri Fuga që do flasë për çështjet e komunikimit. Për aktivitetet që duhet të kenë drejtuesit e Partisë Socialiste në rrjetet sociale. Për të vijuar me bllokun e integrimit, fjalën e ka marrë kryenegociatorja Majlinda Dhuka, çështje e rëndësisshme pritet të mbahet konferenca e dytë qeveritare. Do vijohet me çështjet e sigurisë dhe sociale, që drejtohen nga Balluku dhe Manastirliu. Parashikohet të mbyllet në orën 18:00, pa një dalje publike të kryeministrit Rama.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku Mico: 02/09/2024 07:26

    mutrat i bejne patronazhistat o derzinj.ne 2029 do ngelen 500 mije shqiptar sa ne 1830 nga pstronamtrit

    Përgjigju
  • Andi: 02/09/2024 05:01

    Nga shkrimi nuk kuptohet asgje. Por mesojme qe ishte takim informal qeveritar, se pari. Qeveria perbehet nga Kryeministri dhe Keshilli i Ministrave. Kushtetuta dhe ligjet e vendit vetem per informalitet nuk bejne fjale. Cgje duhet te jete ne format kushtetues ligjor pra zyrtar. Nese kjo eshte ne shkelje apo neperkembje, fat i madh per Dumanin dhe SPAK qe te tregoje "qe nuk tremet" dhe ti dergoje me radhe dajtistet ne burg. Per shkeljen qe treguam. Nese ishte mbledhje partie ne residenca qeverie, me ingrastuktire e pagesa qeverie pra buxheti i shtetit - prape ke Dumani dhe SPAK- dy pale pranga per sejcilin. Por duke qene se ende jemi ne epoken e paligjshmerise, kuptohet, me lart jane endrra ne diell ndersa realiteti deshmon vecse abuzivizem ekstre.

    Përgjigju
  • Zak: 01/09/2024 22:55

    20 vrasje ne 3 muaj kryeministri legen merret me zgjedhjet e vitit tjeter

    Përgjigju
  • Xxxx: 01/09/2024 21:19

    Po solle per fushate Vilmen ne Vlore prot se do i fitosh zgjedhjet.

    Përgjigju
  • Qazim: 01/09/2024 20:21

    Qeka keput ne bythe 8 ore duke henger e duke pi e duke fol traplluqe. Albanistan hesapi

    Përgjigju
  • poli: 01/09/2024 20:03

    prioritet VJEDHJA...

    Përgjigju
  • Real: 01/09/2024 10:28

    Po shpenzimet e ketyre karnavaleve te rilindjes kush i paguan? Ka zyra qeveria apo ci deshe, qeverine dhe shtetin i kemi private. Une them qe keta shpenzime te hiqen nga fondi i ndihmes ekonomike per te varferit.

    Përgjigju
    • @real: 01/09/2024 22:12

      Pensionistëve tua marrin. Babait tim të parit

    • I urti: 01/09/2024 19:18

      Shyqyr qe nuk vendosin me u mbledh në Karaibe, në malibu, apo ne hollivud.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite