TIRANË - Edhe Shqipëria është gjendur pranë Francës. Krerët më të lartë të shtetit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për sulmet e njëpasnjëshme terroriste që shënuan me qindra viktima, e njëherësh me tronditjen për jetët e humbura kanë shprehur edhe indinjatën ndaj akteve barbare ekstremiste.
Nishani: Akte barbare që synojnë të trembin mbarë botën, populli shqiptar ju mbështet
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij, presidentit francez Hollande, ku veç të tjerash shprehet se dënon aktet terroriste që synojnë të trembin jo vetëm Francën, por mbarë botën. "Ju siguroj për mbështetjen dhe solidaritetin e plotë, timen dhe të popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin francez, për kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike", - shkruan Nishani.
"Aktet e mbrëmshme terroriste në Paris më tronditën pa masë dhe e gjithë mendja e zemra ime janë në këto moment me Ju, me popullin dhe autoritetet franceze. Në emrin tim dhe të popullit shqiptar, i përcjell ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve të viktimave, Juve, popullit dhe Qeverisë franceze. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. I dënoj me forcën më të madhe këto akte barbare terroriste dhe ektremiste që synojnë të trembin dhe terrorizojnë, jo vetëm Francën dhe francezët, por mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike. Ju siguroj për mbështetjen dhe solidaritetin e plotë, timen dhe të popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin francez, për kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike. Me ndjenjë të lartë solidariteti, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, ngushëllimet e mia më të sinqerta", shprehet Nishani.
Meta: Terroristët s'mund të cenojnë vlerat e demokracisë, jemi krah jush
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar nje mesazh ngushëllimi e solidariteti kryetarëve të Parlamentit dhe Senatit të Francës, Claude Bartolone dhe z. Gerard Larcher pas masakrës në Paris.
"Shqiptarët janë shokuar nga sulmet terroriste në Paris. Jemi të gjithë përkrah jush në këto momente kritike. Shqipëria pranë Francës për të mbrojtur vlerat universale demokratike që na bashkojne. Terroristët nuk mund të cenojne lirinë dhe vlerat e shoqërise franceze. Solidaritet me popullin mik francez dhe të gjithë qytetarët e Parisit. Qëndrojmë përkrah aleatëve tanë në luftën e pandalshme kundër terrorizmit", shprehet kryeparlamentari Meta.

Rama letër homologut frances: Mbështetje e padiskutueshme ndaj Francës
Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e padiskutueshme të Shqipërisë ndaj Francës. Nëpërmjet një letre dërguar homologut frances Manuel Valls, Rama shprehet se shqiptarët bashkëndajnë dhimbjen e kombit frances. “Të mbrujtur nga lidhje të shumta miqësie dhe dashurie me vendin tuaj, Shqiperia dhe shqiptaret kudo që ndodhen, bashkëndajnë dhimbjen e kombit francez, syçelët dhe të vetëdijshëm për përmasat e betejës kundër terrorizmit, të cilën sëbashku duhet ta çojmë përpara,” shkruan Rama në letrën e tij.
Sipas kryeministrit Rama, Franca u përgjak sepse është dëshmia e gjallë e përpjekjes për qytetërim dhe një shoqëri ndërkombëtare të rrënjosur fort në dinjitetin njerëzor, drejtësinë sociale dhe të mirën e përbashkët.
"Përtej solidaritetit kolektiv dhe individual që qeveria shqiptare dhe kombi ynë i shprehin popullit francez dhe në veçanti, familjeve që sot janë në zi, dua t'ju siguroj dhe të dëshrnoj, në këto çaste të vështira, për angazhimin e plotë dhe mbështetjen e padiskutueshme të Shqipërisë, krah jush, krah Francës, krah lirisë. Duke i përcjellë ngushëllimet familjeve dhe të afërmëve të viktimave, lutem të pranoni, zoti Kryeministër shprehjen e respektit tim më të thellë,” përfundon letrën Rama.

Basha: Akte të çmendura terroriste
Edhe lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha është sensibilizuar me aktet terroriste në Paris. Ai i quan akte të çmendura dhe shpreh ngushëllimet për viktimat e pafajshme.
"Mbarë shqiptarët kanë ndjekur me tronditje dhe pikëllim të thellë pasojat tragjike të akteve të çmendura terroriste mbrëmë në Paris. Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh ngushellimet e mia për viktimat e pafajshme të kësaj masakre barbare. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe mbarë popullin francez", thotë Basha.
Topi: Terrorizmi hapi sërish
Ish-presidenti Bamir Topi shprehu tronditjen sulmi që ai e quan mizor në Francë. "Dhimbje dhe zemërim për sulmet në Paris. Terrorizmi hapi sërish", shprehet Topi, aktualisht kryetar i Frymës së Re Demokratike.
MPJ: Shqiptarët të zbatojnë me përpikëri instruksionet e autoriteteve franceze
Edhe Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka dënuar sulmet terroriste në Paris
"Republika e Shqipërisë dënon me vendosmëri sulmet terroriste të ndodhura gjatë natës së djeshme në Paris, ku humbën jetën dhe u plagosën qindra civil të pafajshëm. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura nga këto akte barbare kundër lirisë dhe paqes që synojnë të mbjellin terrorin në zemër të Evropës. Shqipëria bashkohet me dhimbjen e popullit dhe qeverisë franceze në këto momente tepër të vështira, duke uruar shërimin e plotë të plagosurve dhe tejkalimin sa më parë të kësaj situate. Qëndrojmë në krah të Francës në betejën kundër terrorizmit dhe kujtdo që cenon vlerat tona të përbashkëta. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në France është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze. I bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që gjenden në Francë të zbatojnë me përpikëri instruksionet e autoriteteve franceze", thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Gjermeni: Të gjithë bashkë t'i japim përgjigjen e duhur akteve terroriste
Edhe ministrja Eglantina Gjermeni ka shprehur ngushëllimet e saj ëpr ngjarjen tragjike në Francë.
"Ministria e Zhvillimit Urban, ashtu si çdo qytetar shqiptar dhe i çdo vendi demokratik është pranë familjeve të viktimave, qytetarëve franceze, që janë gjithmonë simbol i lirisë dhe demokracisë. Terrorizmi nuk do të mund kurrë të rrëzojë atë çka popujt dhe qeveritë kanë ndërtuar e do vazhdojnë të ndërtojnë për një botë në paqe e harmoni. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë çdo minutë për Parisin. Duke qëndruar të gjithë bashkë, i japim përgjigjen e duhur çdo akti terrorist që kërkon të frikësojë botën demokratike", shprehet Gjermeni.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com