Pollo: Duhet transparencë për
Universitetet, skema korruptive

Pollo: Duhet transparencë për<br />Universitetet, skema korruptive
TIRANË - Përmes deputetit Genc Pollo, Partia Demokratike ka reaguar për masat e marra ndaj disa universiteteve private dhe për mbylljen e disa filialeve.

Gjatë deklaratës së tij, Pollo ka pranuar se në Arsimin e Lartë ka probleme dhe nevojën e një regjimi kontrollues rigoroz dhe masat përkatëse sa herë konstatohen shkeljet.
Por sipas tij Kontrolli i Ministrisë së Arsimit në universitetet e vendit duket se është bërë me nxitim.

Duke folur për kontrollorë pa njohuri për legjislacionin e fushës, Pollo përmendi edhe kryeinspektorin sipas të cilit është me diplomë fallco edhe donatore e Partisë Socialiste. Ai ka treguar edhe një foto ku është lista e donatorëve të partive dhe duket që Ejona Isufaj ka qenë donatore e G99-së që ka qenë në të njëjtin koalicion me PS në zgjedhjet e vitit 2009.

ejona isufi
(Fotoja e publikuar nga Pollo, ku tregohet se Ejona Isufaj ka qenë donatore e G99 në zgjedhjet e 2009-s)

Më tej deputetit demokrat shton se raporti përfundimtar i ministrisë përmban vetëm listën e ndëshkimeve për secilin universitet, por aspak gjetjet dhe shkeljet për secilin prej tyre, çka do të bënte transparente ose në rastin më të mirë mund të justifikonte masën e marë.
 
“Edhe VKM-ja përkatëse, e  miratuar të enjten në qeveri, nuk është publikuar në websitin e kryeministrisë, nuk është publikuar sot e kësaj dite as në website-in e ministrisë së arsimit.”-tha Pollo.
 
Pollo u shpreh gjithashtu se PD përkrah kërkesën e profesoratit dhe të universiteteve për  transparencë të plotë të kontrollit të ministrisë duke kërkuar që Nikolla t’i publikojë menjëherë.
 
“Vërejmë se për mbylljen e të gjitha filialeve universitare e të 63 programeve të studimit  është shkelur procedura ligjore,  as nuk janë marrë propozime nga institucione të arsimit të lartë dhe as nuk është konsultuar Këshilli i Akreditimit siç e kërkon ligji.”-shtoi Pollo.
 
Ndërkohë sipas Pollos ka pasur edhe favorizime apo diskriminime në raport, pasi disa universitete të caktuara nuk janë prekur dhe disa të tjerë të cilët pavarësisht se raporti i kontrollorëve për ta kanë qenë pozitiv, universiteti përfundoi me heqje licence.
 
Pollo: Qeveria do të eliminojë maturën shtetërore, parashikon të kthejë konkurset korruptive 
Pollo gjatë deklaratës së tij ka theksuar se është ironike eliminimi i maturës shtetërore duke kthyer konkurset korruptive  për pranimet në bachelor.

Ironike është se edhe për pranimet në bachelor, qeveria parashikon të eliminojë Maturën Shtetërore dhe të kthejë konkurset korruptive  të stadiumeve që na nxinë faqen deri në vitin 2005, dhe kjo është ironia e gjësë.

Ministrja dhe Rama pretendojnë se ka shkelje me pranimet në mastera e doktoraturë; mund të jetë kështu, nuk habitemi, por duhet thënë se kush e ku, saktë.

genc pollo
 
Pollo:Do shkarkohen e zëvendësohen drejtuesit duke nisur nga rektori 
Për Pollon raporti është qëllimisht mjegullor pasi thotë se 70% e universiteteve kanë marrë vendime ne shkelje  të normave,  por nuk kuptohet sa e rëndë është shkelja, as cilet janë universitet.

“E vetmja gjë e qartë është kërcënimi se do shkarkohen e zëvendësohen drejtuesit nga rektori tek dekani tek kancelari  ndoshta edhe më poshtë.”-thotë Pollo.
Precedenti sipas tij është i qartë, ku qeveria para  tre muajsh solli në Kuvend nje p/ligj që do të shkarkonte të gjithë drejtuesit akademikë  të Universitetit  të  Mjekësisë.
 
Pollo: Thyet parimi i meritës, maturantëve  me mesatare 9 u bashkohen ata me mesatare 6
“Do të pranohen ne fakultetet publike duke thyer parimin e meritës (studentëve të vitit të tretë bachelor me mesatare 9 të Maturës do tu bashkohen ata me mesatare 6 të maturës)  apo në ato fakultetet private ku tarifa mund të jetë dy e trefish dhe xhepi nuk jau mban studentëve të lënë në rrugë. Ministria ka heshtur për këtë.”-tha Pollo.
 
Pollo:Qeveria Rama 12 mijë më pak kuota për universitetet publike.
“Por sa më lart është në linjë edhe me politikën e zvogëlimit të arsimit të lartë. Vjet qeveria miratoi 31 mijë kuota për univerisitetet publike. Sot qeveria Rama miratoi 19 mijë, pra 12 mijë më pak.

Hiq edhe  6 mijë me universitetet private te mbyllura e pezulluara rezulton që 18 mijë maturantëve u mbyllet dhunshëm porta e shkollës së lartë. Në një kohë kur Shqipëria akoma është në bisht të Evropës por edhe pak a shumëtë Ballkanit për përqindjen e popullsisë që ka arsim të lartë.

Në kundërshtim të plotë me parimet e angazhimet që Shqipëria ka me Kartën e Bolonjës. Nuk e shtojnë papunësinë të diplomuarit. Në ekonominë e tregut njerëzit e ditur kanë sukses më shumë se ta panxënët. Sa për anekdotat me prindërit përdore, me fëmijët tridhjetëvjeçare në oborrin e PS duke lypur punë do të thoja se aty dihet që pa diplomë burgu apo diplomë fallco nuk çan dot.”-u shpreh Pollo.

Deklaratë e plotë e deputetit të PD, Genc Pollo
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!