/ATSH/- Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo e quati "një projekt të reprezaljes" nismën e kryeministrit Edi Rama "Mësues për Shqipërinë".
Përmes një deklarate për median të dielën, nga selia e PD-së , kryetari i komisionit të Edukimit dhe Medias Pollo bëri thirrje për protesta masive dhe të pandalshme derisa "arbitrariteti dhe revanshi" siç tha ai, të ndalet.
"Denoncojmë formën e përmbajtjen e qëndrimit për arsimin. Projektin e reprezaljes që ka në mëndje kryeministri. I bëjmë thirrje në emër të PD -së të harrojë eksperimentet e revanshin e klientelizmit të respektojë ligjin nga gërma e parë tek e fundit"-tha Pollo.
Sipas tij, Kryeministri Rama kërkon të fusë në liçencim të gjithë arsimtarët pavarësisht diplomës, apo kualifikimit për mes provimit të shtetit. I bëjmë thirrje mësuesve e prindërve të refuzojnë e protestojnë me forcë kundër çdo veprimi. "Ne do të ftojmë mësuesit dhe qytetarët në protesta masive të pandalshme. Derisa arbitrariteti dhe revanshi qeveritar të ndalet"- tha kryetari i komisionit të Edukimit dhe Medias Genc Pollo.
Në 12 qarqe të vendit u zhvillua të shtunën provimi për pranimin e 5303 kandidatëve që kanë aplikuar për mësues. Kjo nismë do të krijojë mundësi për të rinjtë të cilëve do t'u ofrohen mundësi reale punësimi dhe përfitimi të eksperiencave pozitive në drejtim të mësimdhënies. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama por edhe ministrja Lindita Nikolla pohuan se në sajë të nismës "Mësues për Shqipërinë", kanë aplikuar mbi 7000 kandidatë, ndërsa është shprehur optimistë për proçesin dhe zhvillimin e arsimit të vend.
/Shqiptarja.com