Të paktën 28 minatorë u plagosën, 18 prej të cilëve në gjendje të rëndë pas shpërthimit të metanit në minierën e karbonit Myslowice-Wesola në Silesia, në jug të Polonisë ndërkohë që një person është në kërkim nga forcat e shpëtimit, theksuan sot autoritetet e minierës.
"Mes të plagosurve, shtatë minatorë ndodhen në gjendje kritike, disa me djegie që përfshijnë 80 për qind të sipërfaqes së trupit", theksoi për shtypin, Mariusz Nowak, drejtor i spitalit Siemianowice Slaskie. Incidenti ndodhi të hënën në mbrëmje në 665 metra thellësi. Në zonën e shpërthimit ndodheshin 37 minatorë.
Të gjithë, përveç njërit, kanë mundur të evakuohen.
Në gusht të vitit 2013, tre punonjës humbën jetën dhe një i katërt u plagos në po të njëjtën minierë.
ATSH
/Shqiptarja.com