GDANSK (Poloni), 29 shtator /ATSH-AFP/ - Një çmim i përvitshëm themeluar nga Lech Walesa, shefi historik i sindikatës poloke "Solidariteti" iu dha sot në Gdansk liderëve të lëvizjes simbol të protestave në Ukrainë "Euromaidan", theksoi një gazetar.
Ceremonia mblodhi mes rrethit të Lech Walesas boksierin Vitali Klitschko, emëruar kryetar i Bashkisë së Kievit dhe mjeken, Olga Bogomolets, të dy protagonistë të "Euromaidan", emri i sheshit të njohur të Kievit ku manifestimet për një kohë të gjatë shkaktuan në pranverë rrëzimin e presidentit prorus, Viktor Janukoviç.
"Unë jam pacifist, por ka momente ku nuk mund të kthehemi pas. Ne, njerëzit e Solidaritetit, duhet të bëjmë gjithçka për të inkurajuar botën të solidarizohet me Ukrainën", tha Lech Walesa, fitues i cmimit "Nobel" per Paqen ne vitin 1983.
Më shumë se një javë pas arritjes së një marrëveshjeje në Minsk duke i hapur rrugën një armëpushimi afatgjatë, paqja ende nuk është siguruar në rajonet separatiste të Donetskut dhe Luganskut, skenë prej pesë muajve e luftimeve që kanë shkaktuar më shumë se 3 200 të vdekur dhe eksodin e më shumë se 600 000 civilëve.
"Këtë vit, ky çmim iu dha të gjithë popullit ukrainas që kërkon të jetojë në një vend të lirë dhe demokratik në Evropë", deklaroi Vitali Klitshko.
"Nuk ka fitore pa luftë. Dhe ne do të luftojmë që Ukraina të bëhet anëtare e familjes së madhe evropiane", shtoi ai.
Themeluar në vitin 2008 dhe që përfshin një shumë prej 100 000 eurosh, çmimi i përvitshëm, Lech Walesa ka si qëllim të rikompesojë ata që militojnë në mbështetje të paqes dhe bashkëpunimit solidar të popujve, në emër të lirisë dhe vlerave që përfaqëson lëvizja "Solidariteti"./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com