Poloni - Rusi nuk shkojnë
më shumë se një barazim 1 - 1

Poloni - Rusi nuk shkojnë <br />më shumë se një barazim 1 - 1
Mbrëmja ka qënë e rezervuar për një superndeshje midis Polonisë dhe Rusisë, e cila ka përfunduar me rezultatin 1-1. Golat janë shënuar nga një për çdo pjesë të lojës. Ky rezultat lë gjithçka të hapur përsa i përket ekipeve që do të kalojnë në raundin tjetër cerekfinal. Rusia udhëheq grupin me katër pikë e ndjekur nga Cekia me tre pikë dhe në fund Polonia me dy dhe Greqi me një pikë mbyll tabelën. Për t’u rikthyer te radiografia e ndeshjes, e cila ka qënë shumë e pasur me raste për shënim nga të dy ekipet. Loja ka qënë e vrullshme me një niveli të lartë. Polakët kanë rrezikuar të parët me Levandovskin dhe Polanskin, të cilit i është anulluar edhe një gol. Por, Rusia ka shfrytëzuar mirë një rast të mirë në zonë me anë Dzagoev në minutën e 37’ duke kaluar në avantazh. Pas golit të pësuar Polania zhvendoset e gjitha në gjysëmfushën ruse duke kërkuar me ngulm golin e barazimit me Levandovskin. Megjithatë pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e Rusisë. Në fraksionin e dytë të lojës Blaszczykoëski në minutën e 57’ vendos baraspeshën. Pas barazimit në kampin polak rritet optimizmi për një fitore, por rusët administrojnë rezultatin deri në fund. Ky rezultat shkon më shumë për Rusinë, ndërsa për Poloninë mund të cilësohet si humbje, por në ndeshjen e fundit kanë një ndeshje të vështirë në letër përballë Republikës Çeke.

(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës