Poloni, vdes shkrimtari dhe
dramaturgu, Slawomir Mrozek

Poloni, vdes shkrimtari dhe<br />dramaturgu, Slawomir Mrozek
POLONI - Dramaturgu, shkrimtari dhe karikaturisti polako-francez, Slawomir Mrozek vdiq sot në mëngjes në Nice të Francës, në moshën 83 vjeçare, njoftuan shtëpitë e tij botuese franceze, "Noir sur Blanc" dhe polake, "Wydawnictwo Literackie".

I lindur më 29 qershor 1930 në Borzecin, pranë Krakovit në Poloni, Slaëomir Mrozek filloi karrierën e tij me publikimin e punëve ku mbizotëronte humori i zi dhe absurdi, në gazetat dhe teatrin polak.

Në vitin 1963, ai u largua nga Polonia për t'u vendosur në Itali e më pas në Francë ku ai botoi në vitin 1968 një letër proteste ndaj hyrjes së trupave të Paktit të Varshavës në ish-Çekosllovaki.

Më pas, ai kërkoi azil politik në Francë, e cila i dha qytetarinë pas dhjetë vjetësh. Veprat e tij u përkthyen në shumë gjuhë të botës.

Ndër veprat e tij më të njohura janë "Emigrantët", "Tango", "Elefanti", "Dashuria në Krime" e të tjerë. Në vitin 1981, në shenjë proteste ndaj regjimit të gjeneralit, Wojciech Jaruzelski në Poloni, Slawomir Mrozek nuk lejoi përkohësisht botimin e veprave të tij në Poloni.

Në vitin 1989, ai la Francën për të jetuar në Meksikë, para rikthimit në Poloni në vitin 1996. Që prej vitit 2008 ai jetonte në Nice.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen