KRYNICA/ (Poloni), 2 shtator /ATSH-AFP/ - Një ndihmë ushtarake evropiane në Ukrainë mund të shkaktonte një konflikt bërthamor mes Rusisë dhe NATO-s, theksoi sot fituesi i çmimit Nobel për Paqen, Lech Walesa.
"Kjo mund të çojë në një luftë bërthamore", deklaroi për gazetarët shefi historik i sindikatës polake "Solidariteti", në përgjigje të pyetjes nëse Bashkimi Evropian duhet të dërgojë armë në Ukrainë për t'i mundësuar të mbrohet kundër rebelimit separatist dhe agresionit rus.
"BE e di shumë mirë se Rusia disponon armë bërthamore. NATO gjithashtu. Duhet atëherë të shkatërrojnë njëra-tjetren?, theksoi ai gjatë një forumi ekonomik të përvitshëm në Krynica, në jug të Polonisë.
"Është ky shkaku që Bashkimi Evropian nuk resht së bëri thirrje: ndalni së bëri çmendurira! (...) Ky është shkaku që ai nuk ndërhyn me forcë", theksoi ai./  /ec/  a.jor.