Në Poloni kanë ngritur alarmin se një raketë e mundshme ruse ka dhunuar hapësirën ajrore dhe ka rënë në territorin polak. Ka qenë kryeministri Donald Tusk i cili ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një raketë të dërguar nga Moska.
.“Mos të nxitojmë të nxjerrim përfundime para se të përfundojë hetimi i detajuar. Duam të jemi 100% të sigurt për llojin e predhës që është lëshuar”, tha Tusk.
Ai e cilësoi incidentin si “serioz”, por konfirmoi se nuk ka pasur viktima dhe as dëme materiale.
Lajmi kryesor:
Natë zjarri mbi Ukrainën, sulm masiv rus me dhjetëra raketa balistike dhe raketa lundrimi! Të paktën tetë të vrarë, mes tyre dy fëmijë











