Polonia në çerekfinale, gabon 
Granit Xhaka humbet penalltinë 

Polonia në çerekfinale, gabon <br />Granit Xhaka humbet penalltinë 
Është përcaktuar këtë të shtunë çerekfinalistja e parë e këtij Europiani. Polonia mundi Zvicrën me penalltinë e kjo falë gabimit që bëri shqiptari Granit Xhaka i cili nuk mundi të shënonte në gjuajtjen e tij përballe portierit

45 minutat e para dominues me gjuajtje në portë dhe me më tepër shance ishin polakët  të cilët dhe shënuan në minutën e 39 me Jakub Blaszczykowski. Ndërkohë që pjesa e dytë favorizoi 'Zvicrën e shqiptarëve' pasi ishte Xherdan Shaqiri i cili shënoi një supergol në minutën e 82, gol i cili çoi në delirë Zvicerianët pasi u dha një shpresë për kualifikim. Megjithatë gjithcka mbeti barazim edhe në minutat e shtesës të cilat pasuan 11-metërshat.

Duket se penalltitë nuk favorizuan zvicerianët shancin e të cilëve e humbi Granit Xhaka/.Megjithatë ishte një ndeshje mjaft e bukur ku për hir të së vërtetës u bënë protagonistë dy shqiptarë pavarësisht rezultatit.




Zhvillimet nga ndeshja minute pas minute

Ora 17: 37 Penalltitë/ Gabon Granit Xhaka 



Ora 17:32 Penalltitë vendosin, asnje rezultat nga shtesa

Ora 16:52 Përfundon koha e rregullt e ndeshjes, sfida shkon në shtesë
Ka përfunduar në barazim ndeshja falë supergolit të shqiptarit Xherdan Shaqiri në minutën e '82. Gjithçka vendoset në shtesë e nëse jo vendosin 11-metërshat.

Ora 16:40 Barazon Zvicra, magjeps me një supergol Xherdan Shaqiri
Zvicra ka mundur të barazoi Poloninë në minutën e 82 të ndeshjes me një supergol të shqiptarit Xherdan Shaqiri

gol shaqiri

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë