Polonia nënshkruan marrëveshjen me vlerë 4.92 miliardë dollarë për sisteme të mbrojtjes ajrore

Polonia nënshkruan marrëveshjen me vlerë 4.92 miliardë dollarë për sisteme të mbrojtjes ajrore

Polonia ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 4.92 miliardë dollarësh për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Marrëveshja është arritur me kompanitë ndërkombëtare të mbrojtjes, MBDA, bëri të ditur Qeveria britanike më 7 nëntor.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha e ky partneritet do të ndihmojë në forcimin e sigurisë evropiane, në mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Sistemi i mbrojtjes ajrore, që Polonia ka blerë, do të mundësojë lëshimin e raketave drejt kërcënimeve sikurse mund të jenë raketat lundruese apo avionët luftarakë në një rreze prej më shumë se 40 kilometrash, tha ministria.

“Ky është një hap tjetër i rëndësishëm përpara për lidhjet tona historike të mbrojtjes me Poloninë, furnizimi me gjeneratën e re të aftësive të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të veprohet për të penguar armiqtë tanë”, tha sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps.

Polonia gjendet në kufi me Rusinë dhe Ukrainën, shtete që po zhvillojnë luftë që nga shkurti i vitit 2022./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë