Polonia rifilloi sot livrimet e gazit në Ukrainë, njoftoi operatori polak i gazjellësve Gaz-System.

Këto livrime me "fluks të kthyeshëm", që përbëjnë katër milionë metra kub në ditë, u ndërprenë dy ditë më parë për shkak të një reduktimi relativ të volumeve të gazit nga gjiganti rus "Gazprom".
Gaz-System nuk theksoi se nëse livrimet e gazit rus ishin rikthyer tashmë në një nivel që korrespondon me kërkesat polake.

"Operatori deklaroi se situata aktuale mundësonte livrimin e gazit në Ukrainë konform kërkesave të bëra nga klienti", sipas një komunikate të publikuar sot.
Në të njëjtën kohë shoqëria polake deklaroi se sistemi polak i gazit funksiononte normalisht dhe se livrimet për klientët polakë ishin realizuar plotësisht.

Dje, kompania polake e gazit PGNiG njoftoi se gjiganti rus i gazit kishte reduktuar puthuajse gjysmën e livrimeve të gazit.

Ndërkohë "Gazprom" publikoi menjëherë një komunikatë duke konfirmuar se këto informacione ishin të pasakta dhe se volumi i gazit të livruar në Poloni ishte i njëjtë me ditët e mëparshme, rreth 23 milionë metra kub.

Gjiganti rus theksoi gjithashtu se livrimet bëheshin në funksion të burimeve të disponueshme për eksport dhe furnizim të rezervave nëntokësore në territorin rus.
Si Polonia ashtu edhe Ukraina varen shumë nga gazi natyror rus, për çmimin e të cilit Moska aktualisht është në konflikt me Kievin./ATSH/