Historia prekëse me një gjitar tregon për delfinin që kishte ngelur i bllokuar nga një filispanjë. Polumbari është munduar të ndihmojë delfinin dhe të heqë filispanjën. Pasi ka bërë këtë, ai hoqi grepin që kishte ngelur te gjoksi i tij.

Gjatë kohës që delfiini ishte i bllokuar, instruktorët nënujorë thanë se ai dukej sikur “kërkonte ndihmë”. Studiuesit tregojnë mbi natyrën unike shpirtërore të delfinëve dhe efektet shëruese në përmirësimin e gjendjes shpirtërore të njeriut.

Delfinët janë cilësuar si shërues të shenjtë, heronj dhe të dërguar të detit. Gjithashtu ka dhe spekullime që delfinët zotërojnë aftësi telepatike dhe perceptime ekstrasensoriale dhe janë kafshë po aq inteligjente sa dhe njerëzit.