Populizmi e ushqen dhunën

Populizmi e ushqen dhunën

Donald Trump

Ekziston një lidhje midis qindra barrikadave dhe postblloqeve të ngritura në rrugë nga mbështetësit Zhair Bolsonaros, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve që rikthyen në presidencën e Brazilit Lulën, dhe hyrjes së dhunshme të një personi në një rezidencë qytetin e San Françiskos në SHBA që plagosi rëndë bashkëshortin e kryetares së Kongresit, NensiPelozi.

Kjo lidhje quhet populizëm. Dhe ky e fundit gjeneron dhunë politike, i nxitur nga teoritë e konspiracionit dhe lajmet e rreme që vërshojnë anekënd rrjetit, pa qenë në gjendje t’i frenojë apo zmbrapsë asnjë prej tyre. Në një editorial të botuar në “New York Times” 2 ditë më parë me titull “Linja e paqartë ndarëse midis retorikës ekstremiste dhe dhunës politike”, historiani Metju Dalek, që jep mësim në Universitetin Xhorxh Uashington, citoi një raport të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, që paralajmëron se “ekstremizmi i dhunshëm (siç është kryengritja e 6 janarit e mbështetësve të Donald Trump), është një nga kërcënimet më emergjente me të cilat përballen sot Shtetet e Bashkuara”.

Të nxitur nga heshtja e tij dhe mosnjohja e fitores së Lulës, sipas një lojë të ndershme institucionale të cilën populizmi e injoron dhe e përbuz, mbështetësit e Bolsonaros po sillen njëlloj si ata të Trump pas humbjes përballë Bajdenit 2 vite më parë.

Ata e shpërfillin legjitimitetin e votës, dhe duke u kapur pas diferencës së vogël së votave të fituesit dhe atyre të humbësit, përpiqen ta përmbysin përmes protestave rrugë atë që ishte rezultati i kutive të votimit. Siç tregon Daniele Mastroxhakomo me raportimet e tij nga Brazili, Gjykata e Lartë Federale shndërrohet në bastionin e fundit në mbrojtje të demokracisë.

Edhe në SHBA ishte gjyqësori, ai që frenoi retorikën Trumpiane të votimit kundër vullnetit të popullit, dhe të “vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Amerikës”. Teza e manipulimit të votave, që synon të asgjësojë orientimin politik të votuesve, po bëhet në hemisferën perëndimore një konstante në akuzat e së djathtës populiste kur ajo mposhtet në zgjedhje.

Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Brazil. Sepse për herë të parë në histori vendet më të rëndësishme dhe më të populluara të Amerikës Latine, nga Argjentina në Meksikë, nga Kili në Kolumbi, përveç Brazilit, kanë presidentë që vijnë nga e majta.

Sjellja e Fox News ndaj incidentit në shtëpinë e Nensi Pelozit dhe plagosjes së bashkëshortit të saj, na rikthen lidhjen mes populizmit dhe dhunës politike. Ashtu siç ndodhi në ditët e zgjedhjeve presidenciale, kanali i Rupert Murdok, një mbështetësi i madh i Trump, kaloi nga një narrativë fillestare që i përmbahej fakteve, në një version që i përmbahej teorive më të shfrenuara të konspiracionit.

Madje shkoi aq larg sa të pretendojë se agresori Dejvid DePape, u gjet nga policia vetëm me të brendshme. Më vonë Fox Neës e korrigjoi këtë version, por kjo përmbysje e narrativësshkaktoi zemërimin e urryesve në internet, të cilët e akuzuan për vetëcensurim kanalin televiziv.

Ndërkohë dhe djali i Trump, Donald Jr, postoi kostumin e tij të Halloween në Twitter:një çekiç dhe një palë mbathje burrash, një referencë ironike ndaj ngjarjes në San Françikos. Pasi ka qenë korrespondent në shumë kryeqytetet e botës, ku fitoi edhe një çmim Pulitzer, StivenLi Majer studion sot dukurinë e keqinformimit për New York Times. Ai shkruan se sulmi në shtëpinë e Nensi Pelozit (kundërshtarja politike më e urryer nga Trump) “ka shtuar frikën për një rritje të dhunës politike kundër politikanëve të zgjedhur, të frymëzuar gjithnjë e më shumë nga një përzierje toksike e ekstremizmit, urrejtjes dhe paranojës, lehtësisht e disponueshme në internet”.

Konfirmimi i kësaj klime të rëndë për demokracinë amerikane, erdhi së fundmi nga shefi i policisë së Kapitolit në Uashington, që bëri thirrje për shtimin e trupave për mbrojtjen e deputetëve dhe senatorëve. Por shumë pak kongresmenë republikanë kanë shfaqur publikisht solidaritetin e tyre me Nensi Pelozin.

Kjo sjellje konfirmon se populizmi i dhunshëm i Donald Trump e ka denatyruar Partinë Republikane. Me të drejtë është kujtuar se dikur edhe republikanët më fanatikë i hidhnin poshtë teoritë e konspiracionit. Kështu gjatë fushatës presidenciale të vitit 1964, republikani Berri Golduoter, hodhi poshtë me përbuzje pretendimin se kreu i Gjykatës së Lartë ErlUorren ishte “komunist”.

Deri tani Evropa e ka shpëtuar veten nga dhuna politike e nxitur nga populizmi. Fenomeni i jelek–verdhëve në Francë nuk arriti të kishte një përfaqësim politik dhe të bëhej një parti. Por rreziku i një infektimi nga hemisfera perëndimore është i fortë, dhe duhet kundërshtuar që në gjenezë.

Siç na paralajmëron Metju Dalek në artikullin e tij shumë domethënës:”Ne mund të presim që ata që predikojnë luftën politike të fitojnë forcë. Dhe atëherë mund të hyjmë në një epokë shumë më të zymtë, ku sulmet ndaj ligjvënësve dhe familjeve të tyre do të shndërrohen në një rutinë, dhe ku apostujt e dhunës dhe fanatizmit do të fitojnë pushtet”. / “La Repubblica” – Bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI