"Presidenti ukrainas bisedoi me presidentin rus për një armëpushim të plotë. Ata arritën në marrëveshjen e një armëpushimi në rajonin e Dombasit", sipas kësaj komunikate.
Pas një serie suksesesh, ushtria ukrainase humbi terren javën e fundit ndërkohë që Kievi dhe Perëndimorët dënojnë vendosjen e trupave ushtarake dhe të armatimeve të rënda ruse në lindje të Ukrainës, ndërkohë që Moska përgënjeshtron.
Shpallja e armëpushimit vjen një ditë para mledhjes së NATO-s në përfundim të së cilës presidenti ukrainas duhet të takojë homologun e tij amerikan, Barack Obama, dhe më 18 shtator do të shkojë për vizitë në Shtëpinë e Bardhë./ATSH/
