Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko konfirmoi sot se shumica e trupave ruse të pranishme në Ukrainë është larguar nga territori, pesë ditë pas hyrjes në fuqi të armpushimit që synon t'i japë fund konfliktit në Lindje.

"Sipas informacioneve të fundit që kam marrë nga shërbimet tona sekrete, 70 për qind e forcave ruse u tërhoqën", deklaroi Poroshenko, sipas faqes së internetit të presidencës.

"Kjo na jep shpresë për inicativë për paqen në të ardhmen", theksoi ai duke iu referuar protokollit të armëpushimit të nënshkruar të premten mes Kiveit dhe rebelëve prorusë për t'i dhënë fund pesë muaj konflikt që ka shkaktuar më shumë se 2 700 të vdekur.

NATO-ja i kishte kërkuar muajin e kaluar Rusisë të ndërpresë veprimet e saj të jashtligjshme në Ukrainë, pasi konfirmoi se mbi një mijë ushtarë rusë luftonin në Ukrainë dhe se 20 mijë të tjerë ndodheshin përgjat kufirit./ATSH/