Personazhi i Tik-Tok Gjoke Ndrevataj i njohur me pseudonimin Aroni, ka shpërndarë live në rrjete sociale videon nga momenti i dhunimit brutal të 26-vjeçarit më 6 dhjetor pranë rrethrrotullimit të Freskut. Në video shihet Marku duke dhunuar me çekiç në kokë disa herë të riun.
Aktualisht Gjone Ndrevakaj është shpallur në kërkim së bashku me personazhin tjetër të Tik-Tok Xhemal Uka i njohur si Fire, të dyshuar si dy personat që porositën dhunimin e 26-vjeçarit. Kjo porosi u krye nga Helidon Marku, i cili tashmë është arrestuar. Shkak për rrahjen e 26-vjeçarit janë ëbrë komentet që ky i fundit bënte në Tik Tok gjatë kohës që këto personazhe ishin live.
Lajmi kryesor:
Porositën rrahjen me çekiç të 26-vjeçarit, në kërkim 2 personazhet e TikTok! Në pranga autori, i dënuar më herët me 11 vjet burg (EMRAT+VIDEO)








