Portali 'e-Albania' siguron shërbime online ekstra për maturantët
Foto gjatë shërbimit ndaj qytetarëve
Maturantët kanë mundësi tashmë që nëpërmjet portalit “e-Albania” të marrin shërbime online, 2 prej të cilave janë notat e provimeve të maturës shtetërore, si dhe kopjet e testit të provimeve të maturës shtetërore.
Zëvendës ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Olti Rrumbullaku ka inspektuar dy shërbimet online në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi.
Maturantët apo kandidatët që dëshirojnë të marrin vërtetim të notave të provimeve të maturës shtetërore, mund ta sigurojnë atë elektronikisht duke aplikuar në portalin “e-Albania”.
Mjafton të bëhet një kërkesë online dhe QSHA pranon këtë kërkesë dhe ua dërgon atyre elektronikisht vërtetimin e notave të provimeve të maturës shtetërore.
Edhe për aplikimin online të kopjes së testit të provimeve të maturës shtetërore, vlen e njëjta gjë.
Maturantët apo kandidatët që dëshirojnë kopje të testit të provimeve të maturës shtetërore e sigurojnë atë në hapësirën elektronike.
QSHA, në bazë të kërkesës për kopje të testit të provimeve të maturës shtetërore, u dërgon kopjet elektronike të testeve të vlerësuara.
Për kryerjen e aplikimit online nuk kërkohet asnjë dokumentacion shoqërues.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania’, Rama ‘heton’ rastin e komentueses: S’është e vërtetë, e ke marrë direkt 4 herë! (VIDEO)
19 Janar, 16:28
-
Inteligjencë Artificiale në e-Albania! Njihuni me 'Diellën', asistenten virtuale 'zadrimore' (VIDEO)
19 Janar, 08:13
-
Diplomat elektronike të Maturës, mbi 25 mijë maturantë e përfituan online tek e-Albania
14 Gusht 2024, 16:12
-
‘Bie’ kufiri me Kosovën, leja e kalimit vetëm online tek e-Albania
13 Qershor 2024, 12:23
-
Kartelat dhe rezervimi për kryerjen e vaksinave për fëmijët 0-7 vjeç do bëhen online në e-Albania
11 Qershor 2024, 16:41
-
e-Albania: Ja çfarë ka ndryshuar në identifikimin dhe hyrjen në llogarinë tuaj në portal
8 Shkurt 2024, 14:22
-
'E-Albania' jashtë funksionit për 2 ditët e ardhshme, AKSHI: Do të ketë ndërprerje të shkurtër të shërbimeve online, në kuadër të proceseve për përmirësimin e tyre
1 Shkurt 2024, 16:22
-
'Koha të merremi vesh qartë!' Rama kritik ndaj bankave: Ulni transaksionet në cash! Digitalizoni sa më të shpejt sistemin
1 Shkurt 2024, 11:26
-
Kumbaro: Aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazhit të hapura në e-Albania deri në 6 dhjetor
3 Dhjetor 2023, 13:48
-
Ministria e Brendshme njoftim për shtetasit e huaj: Pajisja dhe rinovimi i lejeve të qëndrimit do të bëhet përkohësisht nga e-Albania
17 Tetor 2023, 16:42
-
Samiti i Ballkanit Perëndimor, vlerëson e- Albania, si rast suksesi në rajon
5 Tetor 2023, 16:47
-
Shërbimet e Kadastrës në e-Albania, Rama: Noterët e ‘hienat’ janë bërë nervozë, s’ka më korrupsion
23 Gusht 2023, 13:24