Protesta e nesërme/ Paskal Milo: Opozitës i duhet të dëshmojë një profil qytetar

Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaron se opozita nesër nuk duhet të zhvillojë një protestë të dhunshme pasi kjo do ndikojë negativisht në imazhin e saj në sy të ndërkombëtarëve.

"Amerikanët do reflektojnë para se të rishprehen. Ose do ketë një deklaratë të Palmer që mbulon rajonin për të na dhënë një deklaratë që pritet në ditët e ardhshme. Uroj dhe shpresoj që nesër protesta të jetë paqësore. Opozitës i duhet të dëshmojë një profil qytetar pasi dhuna do dëmtojë në radhë të parë atë. Opozita e ka kujdesin se një akt i dhunshëm nesër do shkonte në tryezat perëndimore të cilat do reagonin keq ndaj saj. Opozita nesër duhet të jetë e vëmendshme", u shpreh Milo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Gjergji Koja në Repolitix: Palët të ulen në dialog politik, kryeministri nuk largohet me propozime

1558727663_gjergjikoja.jpg

Gjergj Koja, ish-ministri i Shëndetësisë tha në Repolitix se kryeministri nuk mund të largohet se dikush nuk e do pasi kjo nuk është bazë për demokracinë.

"Rama është shumë i qartë. I bën këto për të treguar se po pret të ulet në dialog por se çfarë do prodhojë tryeza mbetet një çështje për t'u parë. Po u ulën në dialog nën menazhimin e të huajve, do ketë një produkt. Ky dialog është i domosdoshëm që të nisë. E diskutojmë datën e zgjedhjeve kur janë thirrur shqiptarët në zgjedhje. Nëse ne krijojmë precedentin se ka mungesë të votimit në popull se nuk të dua ty si kryeministër, kjo nuk është bazë për demokracinë në vend. Në 2017 nuk foli askush. Sot le të ulen në dialog politik", tha Koja.

Ora 22:00
Diplomati Agim Nesho: Kushti për dialogun, i panegociueshëm

1558727702_agimnesho.jpg

Diplomati i njohur Agim Nesho tha nga studio e Report TV se kushti që opozita vendos për t'u ulur në dialog është i panegociueshëm. Ai tha se kjo mund të prodhohet pas dialogut por nuk mund të vendoset si kusht për nisjen.

"Ka një kusht të panegociueshëm. Tërheqja mund të jetë që nga një qeveri teknike, por me një kryeministër tjetër nga PS që krijon një besueshmëri. Këtu kemi një person që përcakton të gjithë linjën. As një nuk shprehet publikisht. Largimi duhet të negociohet", u shpreh Nesho.

Ora 21:59
Milo në Report TV: Dialogu mund të mos bëhet mes Ramës dhe Bashës, vëmendja nuk është tek individët

1558727673_paskalmilo.jpg

Kreu i PDS Paskal Milo tha në Repolitix se dialog mes dy partive mund të mos zhvillohet mes dy kryetarëve por mes dy përfaqësuesve të dy partive.

"Mënyra se si do shkohet në dialog është një kusht paraprak për negocimin. Faza e parë është faza panegociueshme ku palët bien dakord për formën e tryezës. Në këtë rast do të negociohet paraprakisht. Opozita do tërhiqet patjetër. Taktika që do ndjekë njëra palë ose tjetra do përcaktohet. Mund të mos takohen dy kryetarët, por përfaqësues të dy partive. Nuk ka të bëjë individi por produkti. Mos të kërkohet tërheqja si kusht paraprak, le të negociohet në tryezë dialogu. Si konkluzion le të dalë produkti, nëse do kemi një kryeministër që do të japë dorëheqjen", u shpreh Milo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë