Porti i Durrësit/ Meta: 'Njeriu i marrë' i ka hyrë një aventure të re, do jetë aferë 10-fish më e madhe se inceneratorët

 

Meta ka pasur sërish një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit fundi do i vijë shumë shpejt. Duke u ndalur në portin e Durrësit, Meta tha se kjo është një aventurë e Ramës, që do të ketë pasoja të mëdha për vendin.

“Kush hyn në aventura me një njeri të marrë që është në fundin e vonuar të qeverisjes së vet dhe do të lërë peng vendin, bën gabim të madh që përfshihet në këtë aferë të jashtëzakonshme që mund të ketë vlerë 10 herë më të rëndë se inceneratorët. Iku koha kur punët e Shqipërisë dhe shqiptarët i gjykonin zyrtarë dhe burokratë që nuk e kanë lexuar asnjë ditë marrëveshjen e stabilizimit dhe Asocimit. Kështu që vetëm rruga e transparencës së shpejtë dhe të menjëhershme mund të qetësojë këtë situatë, përndryshe i ka llogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Berisha-Meta ‘luftë’ të përbashkët kundër Projektit të Portit të Durrësit: Mega aferë disa miliardë euroshe, falen 1.5 mln metra katrorë tokë


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet