Portieri i kombëtares së Meksikës, Guillermo Ochoa do jetë afrimi më i ri i Salernitanës në Serie A. Në moshën 37-vjeçare gardiani meksikan lë ekipin ku u rrit dhe rikthehet edhe një herë në Europë, këtë herë në Serie A. Në një konfirmim në kanalet e komunikimit, Ochoa ka falenderuar ekipin ku kaloi në total 13 vite në dy periudha të ndryshme.
"Ka ardhur koha që unë të kërkoj horizonte të reja, sfida të reja, aventura të reja që më lejojnë të vazhdoj të rritem si njeri dhe si futbollist. Falenderoj Club America për mbështetjen e treguar në momentin e zgjedhjes sime, duke pasur parasysh vizionet e ndryshme se si do të jetë e ardhmja. Shpresojmë që kjo të jetë vetëm një ndërprerje në marrëdhënien tonë dhe të shihemi sërish", shkruan 37-vjeçari.
Ochoa e ka nisur karrierën te moshat e Club America qysh në vitin 2000 dhe në 2002 kaloi në ekipin e parë për të luajtur deri në 2011 kur kaloi te Ajaccio në Francë. Më pas karriera e portierit vijoi te Malaga dhe Granada në La Ligan spanjolle, ndërsa një aventurë me Standarde Liege në Belgjikë bëri që në 2019 ai të rikthehej edhe njëherë te Club America në Meksikë, teksa kontrata i ka përfunduar. Tanimë portieri që ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Meksikën në çdo Botëror ku ka marrë pjesë do kalojë te Salernitana në Itali.