Porto Romano, veç hidrokarbureve, do trajtojë edhe mallra! Komisioni i Ekonomisë rrëzon Metën: Do jetë konkurrent i Portit të Durrësit

Porto Romano do të shndërrohet në një konkurrent të portit të Durrësit. Me ndryshimet ligjore që ka pësuar kontrata koncesionare me kompaninë që administron portin, i jepet e drejta për shfrytëzimin e kapacitetit të tij 100%, duke ofruar edhe shërbimin e trajtimit të mallrave të tjera veç hidrokarbureve. Pra aty, do të ngarkohen dhe shkarkohen një shumëllojshmëri mallrash.

Nuk do të jetë i destinuar për të trajtuar vetëm mallra hidrokarburesh por çdo lloj malli që vlerësohet i përshtatshëm nga operatorët ekonomik që operojnë në atë zonë”, u shpreh deputeti i PS-së Rolant Xhelilaj.

Komisioni i ekonomisë ka diskutuar dhe ka rrëzuar edhe dekretin e presidentit Ilir Meta, me argumentin se pretendimet e tij për shmangie të konkurrencës, ndryshim thelbësor të kontratës apo dhënie koncesioni të ri nuk qëndrojnë. Sipas sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi nuk ka ndryshim thelbësor të kontratës.

“Ky port është ndërtuar vetëm për trajtimin e hidrokarbureve, në kontratën bazë ka qenë apo jo parashikuar përpunimi i anijeve të tjera, nëse jo jemi në një ndryshim thelbësor të kontratës dhe duhet një procedurë tenderimi”, pyet Edlira Hyseni deputete e opozitës.

Flitet për një territor të përcaktuar nga një koncesionar për një afat 35 vjeçar, në të cilin po shtohet një shërbim. Më thoni kush koncesionar do të futet mbi koncesionarin për të ofruar këtë lloj shërbimi, është e pamundur, kjo është shkelje ligjore. Autoriteti kontraktor nuk i shikon si ndryshime thelbësore. Kjo shtesë kontrate ky lloj malli i shërbyer edhe në një port tjetër përveç  se hap tregun dhe shton një operator tjetër nuk bën asnjë ndryshim”, shpjegon Haxhiademi.

Sekretarja Viola Haxhiademi, tha se këto ndryshime rrisin të ardhurat.

“A kemi një studim fizibiliteti për këtë koncesion të ri që po i jepet këtij koncesioni? pyet Hyseni.

“Për ndryshimin normal të kontratës i cili shton një mall të ofruar brenda kontratës koncesionare, përveçse rritje të ardhurash në buxhetin e shtetit nuk sjell asnjë të keqe”, përgjigjet Haxhiademi.

Ndërsa zëvendësministri i Infrastrukturës Artan Shkreli, shkoi edhe më tej, duke zbuluar planin e ri për Portin e Durrësit.

Duke u munduar ta kthejmë në një të ardhme jo shumë të largët këtë port në një port urban i cili do ti shërbejë vetëm trageteve, jahteve dhe turistëve dhe që është një përfitim i dyfishtë jo vetëm për aspektin mjedisor por edhe turistik”, tha në komision zëvendësministri i infrastrukturës Artan Shkreli.

Ligji në fjalë synon të ndryshojë kontratën për shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të portit. Kompania kërkoi që të shfrytëzojë 100% portin. Deri tani kompania shfrytëzonte pjesën veriore të portit për përpunimin e mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure, ndërkohë më ndryshimet që u miratuan kompania do të ketë të drejtë që të shfrytëzojë pjesën jugore të portit për transport mallrash.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TAPANGOP: 18/06/2020 11:55

    EDHE KJO I MUNGONTE KASTRATIT

    Përgjigju
  • Labi: 18/06/2020 09:12

    A mos i gezofshi plera e bwt shqiperin pronen tuaj

    Përgjigju
  • redi: 17/06/2020 19:08

    Nje pyetje per naltmadherine e tij zotin Shkreli ;A konkuron ky koncensionar sherbimet publike te APDurres?Nese po kush e loboi kete kontrate .Nuk zhvillohet vendi me endrra per shfrytezim te portit me te madh te vendit vetem per tragete,kriciera dhe jahte por duke rritur eficencen e teritorit te portit .Ju i merrni votat nga e majta dhe u keni bere naften publijes.Ekonomia pi lekundet jo vetem nga conit 19 por dhe nga pafesat pa efektivitet ekoik te PPP.Neo lberalet jane kriminel te ekonomise globale me midelet skllaveruese te peivatizime te cdo prine dhe sherbimi publik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar