Kur afroheshe për ta takuar, tek Ai gjithnjë rrezatonte një dritë-hije. Se në fakt ai gjithnjë heshte në legjendën e shpirtit të tij, e ndërsa ti mendoje se ai qëndronte mospërfillës ndaj një qarku rrethues ku ndodhej, ai kishte vëzhguar dhe kishte prekur me sytë e tij të futur në dy gropëza të zgjuara..., gjithçka.
Fliste shpejt dhe ndërsa kërkonte të qortonte sa edhe të përgëzonte mbi ato që tregonte, t'i përkundeshe në fjalët e tij për të kuptuar gabime, të meta që kishin dhe do të kenë gjithnjë të bëjnë me punën dhe me përsiatjen e një realiteti të shkuar, të tashëm dhe të ardhshëm, me një njeri x dhe mediokër.
Dhe e gjitha kjo e parë me vëzhgimin e një dritë-hijeje që në aurorën e vet kishte mbetur diku. Robert Shvarc, një emër i madh i punës së shqipërimit, që i qëndronte larg gjithçkaje, veç punës së tij kurrsesi jo, ishte sa shpërthyes dhe skrupuloz, aq edhe i qetë dhe njerëzor në jetën e tij. Nuk bërtiste për lavde kurrsesi për punën tij, sepse për të mbërritur deri në shqipërimin e një vepre, kishte qënë puna që ishte dridhur përpara tij. Pastaj në biseda ai 'bërtiste' për pastërtinë e gjuhës së tij, kur ajo nuk ishte siç e kërkonte Ai, e dlirë dhe e pasur, se ai përherë kishte kërkuar që asgjë të mos ishte e shurdhër për vendin e tij.
"Në përkthim kam dashur t'u tregoj të gjithëve se gjuha shqipe është sa e vjetër aq edhe e pasur dhe me të mund të bësh mrekullira", thoshte Ai. Kujtoj. Një natë marsi të freskët, kur në një sallë modeste të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë, i dhanë një titull të lartë. Teksa ishte tejet i lodhur me sëmundjen, kur ai jetonte në atë qark njerëzish që rrethonin edhe legjendën e heshtur të shpirtit të tij dhe kur kamerat e fiksonin, heroi i asaj mbrëmje foli sërish për gjuhën e vendit të tij. Larg titujve pompozë, i dha një mesazh njerëzor të gjithë atyre që po e intervistonin dhe të gjithë atyre që do ta dëgjonin, ndoshta për herë të fundit: "gjuha e vendit tënd është e shenjtë. Duke e mbrojtur atë, mbroni identitetin e kombit". "Ndiej respekt të veçantë për nënën time që është nga Elbasani dhe për pedagogët e mi që më mësuan e më servirën bukurinë e shqipes, e cila të krijon hapësira, që të përkthesh nga çdo gjuhë" vijoi Shvarci në atë mbrëmje.
"Nuk ka rëndësi nga kam ardhur: Unë jam tiranas", u shpreh një herë tjetër mjeshtri i përkthimit të shqipes, Robert Shvarc, kur i dhanë titullin "Qytetar nderi" i Tiranës. Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, u shpreh në këtë ceremoni se, "Robert Shvarc e ka shtyrë Shqipërinë drejt Europës, sepse ia ka hequr provincializmat dhe anakronizmat, ndërsa e ka ndihmuar letërsinë shqipe të shprehet me shprehje dhe forma të reja".
Përsëri kujtoj. Gjithnjë ulej vetëm në një bar dhe nuk i fliste askujt, ndërsa nuk i afrohej askush, deri aherë kur ai të kërkonte të fliste. Ndoshta aty ndodhej mbas shumë orësh të pagjuma mbi libra dhe gërma përkthimi. Por kjo nuk kishte lidhje me askënd, kishte lidhje vetëm me legjendën e heshtur dhe shpërthyese të shpirtit të tij. Dhe ajo legjendë enigmatike e tij, kurrsesi që nuk mund të quhej heshtje, kur ai fillonte të fliste. Kujtoj se kur flisje me të, pas kësaj, gjithçka ishte ndryshe, legjenda e shpirtit të tij tashmë kishte shpërthyer dhe ai ishte një realitet në erupsion që tregonte për atë që nuk shkonte dhe që nuk duhej të ishte ashtu. Se në fund të fundit ashtu e përjetonte
Ai... dhe se kështu duhej të ishte. Tani kur Ai ka ikur , nuk di të them sa faqe krijimi ka në jetën e tij. Jam e sigurtë që skrupuloziteti që mban emrin Robert Shvarc, ka ditur të thotë çdo fjalë me gjuhën e saktësisë, që i ka dhënë frymë dhe që vetëm ai e ka ditur pse-në e përdorimit të çdo gërme.
Tani flas për veprën e El Gabos, "Një qind vjet vetmi", një vepër e cila fitoi Nobelin, pikërisht për atë vepër, e cila vite më parë e bëri të përbotshëm, Marquez-in, kur, Ai (Marquezi), ishte më i varfër se kurrë. Dhe ishte Robert Shvarc, kur vite më parë përmendte autorët e tij të preferuar, thoshte: "Kam ëndërr të përkthej Marquez-in".
I lexuar nga emra të njohur të letërsisë botërore si Remark, Cvajg, Hajne, Gëte, Ende, Breht, Bel, Traven, Dorst, Esenzberg, por edhe i emrave të njohur të letërsisë shqipe si Agolli, Kadare, Qosja, Bushaka, ai dorëzoi pak vite më parë një ndër kryeveprat e Marquez-it. Ishte një përkthim që ai e realizoi nga gjermanishtja, por që diti me origjinalitet të konfrontonte versionin e kësaj vepre në gjuhën italiane dhe atë frënge.
Reportazhi i krijimit që gjen çdo lexues tek ky libër, fantazia moskokëçarëse, fuqia figurative, përdorimi i detajit, e bëri atë fuqiplotë dhe të gëlltitshëm për cilëdo moshë të lexuesve, edhe prej përkthimit të Shvarcit. Përsëri kujtoj. Kur Shvarc, i cili i njohu shqiptarët me letërsinë botërore të quajtuar Remark, Ai nuk e kishte patur ndërkohë fatin që ta kishte të thjeshtë jetën me mjeshtërinë e përkthimit, që ai zotëronte. Vite të tëra pune me përkthimin politik në Radio-Tirana, Ai zotëronte vetëm natën për të shqipëruar "të ndaluarit" e qeverisë, por edhe të shumëpriturit e të gjithëve.
Përkthimi i tij në ato kohë, herë pas here ishte privilegj i disa miqve të paktë, të cilët pasi i lexonin dorëshkrimet e tij fshehurazi, pa dashje dhe me euforinë që i jepte e ndaluara, e bënin atë objekt të njerëzve që paguheshin për të spiunuar. Them se përkthimi është art, pavarësisht se shumë e quajnë të lehtë dhe e marrin përsipër pa paragjykim. Kur lexon përkthimet e Shvarcit ndihet frymëmarrja, saktësia, ndihet krijimi. Kur lexon "Harkun e Triumfit", gjuha e tij është aq e shkrythët, sa të duket se po i jeton ti që po lexon, rrugicat dhe klubet e natës që shtrihen ndën Harkun e famshëm....
Ndërsa sa për përkthyesin ti mendon se ai është rritur tërë jetën me to. "Unë nuk kam qënë asnjëherë në Paris", kishte treguar një herë Shvarc mes një grupi miqsh. Flas edhe njëherë për njërën nga veprat e tij, ndër mijëra e mijëra faqe përkthimi. Flas vetëm për "Një qind vjet vetmi", që pati privilegjin të shqipërohet në shqip nga një krijues i saj. E gjithë ajo çmenduri dhe gjallëri gjuhe që jep realizmi magjik, kur lexon përkthimin e Shvarcit, të vjen e ëmbël dhe lakonike, të vjen e prerë, por edhe gjallë. Në fund të fundit ajo të vjen e shumëllojshme si vetë shpirti i njerëzve që i takojnë vendit të largët që quhet Amerikë Latine. Them se përkthimi ështe mjeshtri. Këtë na e mësoi me jetën e tij Miku ynë i mirë, Njeriu, Robert Shvarc./ATSH/
/Shqiptarja.com