Bamir Topi është I qetë. Ndonjëherë edhe më I qetë se çduhet. Çka e dallon irritimin e tij nga gjithë të tjerët, nuk ka të bëjë me ndryshimin e tonaliteteve, por me harkimin e vetullave. Kjo butësi e tij, duket jashtë kohe, për kohën e tanishme shqiptare, ku ai që bërtet më fort merr ovacione më shumë, madje edhe lavde më shumë. Për Topin, “a sa mirë ja bëri” nuk duket se është alternativë.
Një “frymë e re” në politikën shqiptare? Topi e ka shoqëruar edhe me “demokratike”, ndoshta për të mos u ndarë me thikë nga partia mëmë. Nuk I dihet. Edhe Genc Pollo dikur, me PDr e tij, u prit si një “kamzhik” që do të binte mbi kurrizin e Sali Berishës…dhe sot drejton teknologjinë.
Ish-Presidenti I është futur me guxim aventurës. Ndoshta kërkon të provojë përpara gjithë shqiptarëve, apo në pamundësi për këtë, para tiranasve të tij, se emrin politik nuk ia ka vënë Berisha. Është i vetmi president shqiptar që pas dorëzimit të kostumit të kreut të shtetit, mbath atë të një kryetari partie.
Nuk zgjodhi të jepte leksione, të hapte shoqata miqësie, apo thjesht të tërhiqej në vilën e tij moderne...Mos vallë pengu i të qenit përherë numri dy, edhe kur ishte numri një, ia ka përndezur dëshirën e hedhjes në përballje?
Megjithatë ish-presidenti, ndoshta pa e kuptuar i ka bërë një nder politikës shqiptare. Fryma e re në fakt nuk ka të bëjë fort shumë me një politikë të re që mund të ketë në mendje Topi, por me një fjalor të ri politik, pa “zezonat” e përditshme, të partive të vjetra e të partive të reja.
Veshët shqiptarë janë rënduar deri në shurdhëri nga tam-tamet e liderëve që hedhin parreshtur mbi njëri-tjetrin fjalë, baltë, bomba, e gjëma, të bëra e të pabëra, me fis e me farë. Topi duket ndryshe. Ka qenë gjithmonë ndryshe. Pavarësisht se i është dashur të jetojë në një “familje” nga ku prodhoheshin gjylet më të rënda për të goditur kundërshtarin, ai gati asnjëherë nuk është bërë topçi.
E, edhe në krye të shtetit, kur pikërisht “ish-familja politike” i ktheu tytat edhe drejt tij, Topi qëndroi sërish “i butë” në publik. Shumë ia morën për dobësi, e shumë të tjerë, partizanë të militantizmit tentuat ta “vënë në sedër”. Një përplasje dy kahëshe president-kryeministër, do të ishte një dhuratë e bukur...Topi u soll si kryetar shteti...
Tiransit kanë kohë që e kanë humbur “identitetin” e tyre. Në fillim prej toskëve, e më pas prej gegëve. Butësia dhe shpirtgjerësia e kësaj zone shqiptare, e ka humbur nocionin e këndshëm të “tironsit”. Ajo shfaqet (më saktë shfaqej) vetëm një herë në javë, kur ekipin e kryeqytetit, ish 17- nëntorin, sot “Tirana”, e ndiqnin “vendalinjtë”, tironsit.
Sot Bamir Topi ka dhe një “detyrë” tjetër, ndoshta ia ka vënë vetes si qëllim të heshtur; të nxjerrë në sipërfaqe Tiranën dhe tironsit. Një ndërrmarrje e vështirë, kur kryeqyteti ka pritur mijëra e mijëra banorë të ardhur nga gjithë Shqipëria, aq sa mund të thuhet pa frikë se treçereku i Shqipërisë, në ditët e javës, jeton në Tiranë.
Bamir Topi nuk mund të jetë më “lojtar mesfushe”, siç i ka pëlqyer atij dikur të vetëetiketohej, pa hequr dorë nga futbolli, dashuria e tij e vjetër dhe e pandryshuar. Sot ai, nëse qëndrojmë tek futbolli, i duhet të bëjë edhe trainerin, edhe portierin, edhe organizatorin, edhe sulmuesin, madje rolin e fundit duhet ta bëjë sa për tre tillë, nëse nuk do që pas 23 qershorit të kalojë në kategorinë inferiore.
Nëse Shqipëria, apo Tirana, është lodhur me “frymërat e vjetra” dhe kërkon një frymë të re, këtë do ta zbulojmë shumë shpejt, vetëm për pak muaj. E ka provuar disa herë rresht, një tjetër tirans vendali, Dashamir Shehi, edhe ai dikur i lidhur me Sali Berishën, i ndarë e sot sërish i lidhur, por siç e treguan numëruesit, tiransit nuk ishin gati.
Çfarë ka më shumë Bamiri dhe Dashamiri? Pa krahasime të gjata e jo të këndshme, për dy figura që përfaqësojnë “babaxhanin” në politikë, mund të thuhet se Bamiri është një figurë më e spikatur tek e djathta, sidomos tek pronarët. Pikërisht aty ku ai do të tentojë të thithë më shumë vota. Problemi më i madh që mund t’i dalë rrugës, është se ai ka marrë disa pronave, ndërsa tiransë të tjerë ende jo, madje i kanë shpresat e vakta, në mos të shuara. Si mund t’u premtojë ish-presidenti në një mënyrë që nuk e bëjnë të tjerët për t’ua zgjidhur këtë hall? Kjo është enigmë...
Është hera e parë që Bamiri është në provë, vetëm, të paktën deri tani. Ndoshta është një perceptim i gabuar, por këmbëngulja, deri në kokëfortësi, për të mos pranuar asnjë koalicion të mundshëm me partitë e mëdha, përveçse një dëshirë e të parit të “Frymës së Re...” për të provuar sa realisht peshon tek njerëzit, mund të lexohet edhe si një “ëndërr” për të krijuar partinë e qendrës, as “jugore” siç është PS, as “veriore” si PD, por të “Shqipërisë së mesme”.
Pra një qendër, jo vetëm politike, por edhe gjeografike. Sigurisht që ky aludim, për një ish-president, që ka simbolizuar bashkimin e kombit, mund edhe të mos jetë fort i gjetur. Por realisht, dhe përsëritshëm duhet thënë se politikës shqiptare i mungon qetësia dhe urtësia e Shqipërisë së Mesme, sidomos e Tiranës.
Një lloj melhelmi që duhet të hidhet sa herë që gjakrat ziejnë duke mos i lënë të shkojnë deri në të frikshmet përplasje pa kthim, jo pak herë të ndodhura në vend. A mund ta mbajë këtë peshë Bamir Topi? Ndoshta. Kostumi i tij politik është prerë sipas këtyre përmasave. Të nginjur me liderë të fortë, të papërkulur, vendit nuk i duhet edhe një lider tjetër në listë. Ndoshta i duhet një politikan që “tërheq frerët”, herë majtas e herë djathtas...
Për këtë, Bamir Topit i duhen edhe tre muaj...Tre muaj për të mësuar nëse do të hyjë ai nga dritarja e 23 qershorit sërish në sallën e politikës, nga e nxorën prej derës së Presidencës. Është një periudhë sa e shkurtër, aq edhe e gjatë...Do t’i duhet të përballet, ende s’ka dalë mirë në skenë, me makinën e frikshme elektorale të PD dhe PS.
“Po s’je me ne, je kundër nesh”, është parulla që mund ta shoqërojë këto kohë, e deri ditën e votimit, e mos qoftë thënë, edhe ditën e numërimit të votave. Nëse nuk kërkon të ikë nga politika vetëm si flakë kashte, apo të mbesë në politikë “me një qerre parti” ku të kërkojë më vonë rreshtimin në ndonjë prej varganëve, Topi duhet të mbështetet fortë, shumë fortë tek tironsit e tij.
Në inat e sipër mund të ketë vendosur të bëjë një parti, për “t’i prishur punë” Berishës, por tashmë sfida është bërë më e madhe se kaq, dhe nuk mund të përfundojë pas 23 qershorit vetëm me kaq. Tashmë Topi e ka futur veten në ingranazhet e politikës shqiptare. Nuk zgjodhi ta mbyllë CV me postin e Presidentit të dhënë nga të tjerët, kërkon të fitojë edhe vetë. Ingranazhe që mund ta copëtojnë, apo dhe t’i plotësojnë ëndrrën e tij... Endrrën e Tironës...
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2103
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com