Kreshnik Spahiu, siç mund të thuhet në gjuhën popullore “i ka hyrë detit në këmbë”. Eshtë kundër të gjithëve. Madje ndonjëherë edhe kundër vetes, teksa vesh xhaketa të stilisura me stilin udhëheqës ushtarak, apo teksa vendos dylbitë për “të ruajtur” kufi jtë ujorë të Shqipërisë.
Për të “merituar” emrin, e ndoshta edhe për t’u identifi kuar me legjendat shqiptare me kreshnikë e bajlozë, kryealeancisti i kuqezinjve, ka mprehur shpatën kundër bajlozit blu Sali Berisha, të dalë nga malet, e kundër bajlozit të kuq Edi Rama, të dalë nga deti. Një përleshje e pabarabartë kjo, por mitologjia shqiptare të jep shpresë se edhe Gjergj Elez Alia me nëntë plagë fitoi...vërtetë kundër një bajlozi, por ai ishte shumë i fuqishëm.
Në fakt, Kreshnik Spahiu, në kohë të ndryshme, ka ditur të ndezë një flakë tek shqiptarët. Një flakë që vlonte në shpirtin e çdokujt, por që ndizej e shuhej për pak çaste, nacionalizmin, e mbi të gjitha përballjen “frontale” me Greqinë. Nuk janë vitet ’80, as vitet ’90, atëherë kur shqiptarëve më shumë se kurrë u duhej një pikë referimi, një nacionalist dhe “antigrek”, megjithatë Kreshniku ia ka arritur jo pak herë të trazojë ujërat dhe të ngrejë peshë shpirtrat e rrëgjuar shqiptarë.
A është fort e gjetur lëvizja e tij me terma nacionalistë dhe politikisht ekstremistë? Europa, madje edhe SHBA-të thanë jo. E për një vend, që shkresat burokratike nga liderë europianë dhe deklaratat buzëqeshëse nga eksponentë amerikanë, janë “ligj”, kjo do të thotë shumë. Madje edhe për rebelin Kreshnik. Dhe kthesa ishte e shpejtë.
Termat e nacionalizmit tashmë janë zbehur, por janë rritur shfaqjet ekstreme politike. “Berisha në burg”, thotë Spahiu, por fi llimisht, demokratikisht po flasim, duhet të akuzohet për një faj që mban emrin e tij, duhet të gjykohet, e pastaj të dënohet...Si mund t’i sigurojë Kreshniku skeptikët e pandreqshëm se atë që nuk bëri kur ishte nënkryetar i KLD-së do ta bëjë sot, ose nesër?
Simbolet janë një karakteristikë e udhëheqësit të AKZ. Si fi llim ishte vetë emri i lëvizjes, Aleanca Kuq e Zi. Ndoshta një kopim i tifozëve të kombëtares shqiptare, Tifozët Kuqezi, por gjithsesi fl amuri është i të gjithëve. Më pas ishte 28 nëntori, 100 vjetori i pavarësisë. Ndoshta e vetmja simbolikë jo fort e gjetur nga Kreshniku, kur të gjithë u mblodhën në Vlorë, edhe nga Kosova, Çamëria, Mali i Zi, e Maqedonia, ai shkoi fillimisht në kufi.
Shenja e shqiponjës e bërë me duar në gjoks, mund të jetë pak groteske, një foto e parealizuar e një luftëtari të Skënderbeut, por gjithsesi...quhet. E, në shtatë prill, simbolikisht Kreshniku do të luftojë pushtimin... Por ai do të jetë Abaz Kupi, apo Mujo Ulqinaku, nëse Berishën do ta quajë fashist?!
Identiteti? Ndoshta në rrëmujën e gjërave që duhet të bëjë brenda një kohe që nuk i premton, Kreshnik Spahiu ka lënë pas dore krijimin e një identiteti për forcën e tij politike, madje edhe për vete. Çfarë përfaqëson? Kë përfaqëson? Si e përfaqëson? Çfarë kërkon të arrijë? Çfarë u ofron shqiptarëve?
Madje kjo e fundit është më e rëndësishmja. Ka qindra mijëra shqiptarë, që nuk u intereson psh se do të fusësh në burg Sali Berishën, por si do të futen vetë në punë. Ndoshta i frymëzuar nga Vetëvendosja e Albin Kurtit? Por Albini ishte vetë në burg. Sakrifikoi shumë shpejt për Kosovën dhe rrezikoi po aq shpejt për vendin e tij.
Dhe sot po tregon se është po i njëjti. Nuk mund ta heqim një shenjë barazimi me Agimin e Artë. Ata janë kundër shqiptarëve, por me shenja nazistësh, Kreshniku është kundër grekëve, por me shenja shqiptarësh. Megjithatë efekti antishqiptar që pati Agimi, mund të pretendohet edhe AKZ me efektin antigrek...
A i ka trembur Kreshniku partitë tradicionale shqiptare? Lëvizja e tij në të vërtetë është e re, jo vetëm në konceptim, por edhe në mënyrën e shfaqjes, edhe të mundimit për të krijuar një perceptim anti-të gjithëve, një revolucion modern. Apo një krah tjetër, larg të mëdhave të provuara tashmë, e me të cilat shqiptarët shprehen të lodhur, madje edhe në ndonjë sondazh të fundit.
Si mund të arrijë Kreshniku të tërheqë pjesën neutrale? Ajo është shfaqur qartë se nuk është ekstremiste. Ka treguar haptas se është e lodhur me retorika, dhe duket se nuk e kënaq as retorika nacionaliste. Eshtë ajo pjesë që ka ulur kokën dhe e pranon fatin siç i vjen...Kjo është sfi da e tij. Për të cilën i duhet të mundë më parë në garë Partinë Demokratike e Partinë Socialiste, të cilat edhe ato do të kërkojnë të kapin këto vota.
Megjithatë Kreshnik Spahiu ka një avantazh. Nuk po tregon ende se mund të epet nga ofertat, nëse ka të tilla. Nëse vazhdon të qëndrojë vetëm, në të njëjtën linjë, ndoshta pak më të moderuar, e duke shfaqur edhe ndonjë vizion për të ardhmen e vendit, përveç burgosjes së Berishës, mund të jetë një parti politike.
Por nëse ai do të shfaqet përkrah ndonjë partie, në ndonjë koalicion, me pretendime elektorale, atëherë fatkeqësisht do të themi se nuk ishte gjë tjetër veçse një xhaketë e re, e prerë me copën e vjetër. Zhgënjimi i radhës për shumë të rinj shqiptarë. Por jo vetëm kaq. Sepse Kreshnik Spahiu është Kuq e Zi...
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.04.2013
Redaksia Online
(b.msjhqiptarja.com)