Kanceri i zorrës së trashë nuk nis brenda një jave apo brenda një muaji, ai zhvillohet shumë ngadalë me vite. Rritja e inflamacionit, dobësimi i sistemit imunitar do e zhvillojë edhe më shumë. Shenjat fillojnë ngadalë, ndaj trupi duhet të dëgjohet me vëmendje. Nutricioniti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, ka shpjeguar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, shkakun e zhvillimit të kancerit në zorrë, shenjat, por edhe mënyrën sesi duhet të përballeni me të. Joka shpjegoi se nëse dikur kanceri i zorrës hasej më shpesh tek moshat e mëdha, sot vëmë re se ai është shtuar edhe tek të rinjtë, kjo pasi dietat ushqimore kanë ndryshuar.

“Më ka rastisur të trajtoj të rinj, mosha 22 vjeç, kjo sepse mishrat e përpunuara, sheqeri industrial, orë të tëra ulur pa lëvizje kanë sjellë rritje të inflamacionit kronik, disbiozë e deri tek kanceri. Ndaj të rinjtë po sëmuren shumë më shpesh, nuk konsumojmë mjaftueshëm fibra”, u shpreh nutricionisti Joka.

Por cilat janë disa nga shenjat e kancerit të zorrës?

Kapsllëku kronik, rritja e kontaktit të mukozës me substancat e fermentuara, kjo sjell predispozicion për të krijuar kancer.

Kur dilni jashtë herë diarre dhe herë kapsllëk ose gjaku në feçe, sidomos ky i fundit është një sinjal i fortë.

Fryrja e vazhdueshme e barkut, kur kohë pas kohe bëhet permanente, kur keni gazra të shumta dhe kur shihni se kjo situatë s’ka përmirësim edhe pse keni ndryshuar dietën ushqimore, atëherë duhet të keni kujdes.

Dhimbjet e vazhdueshme të barkut japin gjithashtu një mesazh, ashtu sikundër edhe humbja e peshës pa asnjë lloj shkaku, e cila është një shenjë e fortë.

“Nivel i lartë stresi, anemi, mungesa të vitaminës B12. Kur shkoni në tualet dhe keni ndjesinë sikur zorra nuk po zbrazet e plotë, kur keni jashtëqitje të ndryshueshme, aromë të rëndë dhe gazra, edhe këto janë shenja që nuk duhen neglizhuar, ashtu sikur edhe mungesa e oreksit, ngopja e shpejtë dhe lodhja e shpeshtë. Dhimbja e mesit ose pjesës së legenit për kohë të gjata, humbja e fuqisë, si dhe ndjesia e pafuqisë së vazhdueshme”, theksoi Joka.

Keni kancer në zorrën e trashë? Ja si duhet të ushqeheni!

Zorra ka nevojë për përkujdesje, dikur konsumohej bukë tjetër, më shumë perime dhe njerëzit lëviznin më shumë. Ata që kanë kancer në zorrën e trashë zakonisht kanë probleme me aneminë, kanë mungesë të vitaminës B12, D, zinkut si dhe të shumë lëndëve minerale.

Fillimisht nutricionisti Joka shpjegoi se ana emocionale është shumë e rëndësishme.

“Kujdes me anën emocionale, sepse ju ndikon. Mijëra njerëz jetojnë me vite me tumor në zorrë, ndaj mos krijoni panik, sepse frika do ju bëjë të merrni vendime të nxituara duke zhvilluar terrenin për kancerin. Qetësia është pika e parë më e rëndësishme”, u shpreh Joka.

Mos ushqeni inflamacionin, hiqni ushqimet e këqija, mbështesni sistemin imunitar, përdorni protokolle antiinflamatore. Karbohidratet, sheqernat e rafinuara, vajrat e rafinuara, mishrat e përpunuara, proshutat industriale edhe ushqimet me aditivë ushqejnë kancerin.

Furnizoni trupin me antioksidantë, boronicë, shegë, rrush të zi, të kuq, lulelakër, perime si domate, brokoli, erëza, etj..

Furnizoni trupin tuaj me minerale të shumta sepse janë shkëndijat elektrike të organizmit, magnez, zink dhe selen.

Vitaminat natyrale janë menaxherët e energjisë në proceset biologjike, duhet të konsumoni vitaminën D, C, B, E dhe B kompleks.

Yndyrna të shëndetshme sa më shumë, janë pjesa e shërimit, vaj ulliri, vaj liri, fara chia, vaj peshku ose peshk të yndyrshëm.

Proteina sidomos tek pacientët që humbin muskuj pasi ato ndikojnë në riparimin e indeve. Konsumoni lëng mishi, peshk të freskët, fasule, thjerrëza, mish të freskët.

Ushqeni mikrobiomën me fibra, kefir, kos, probiotikë, perime dhe fara.

Konsumoni ujë alkalin, shumë i domosdoshëm, si dhe supa me perime, me kungull, xhenxhefil, patate të kuqe.

Flini, bëni gjumë cilësor, lëvizni, bëni dushe, praktikoni rregullimin e frymëmarrjes, konsumoni lëngjet jeshile me nivele të larta klorofili. Lakra e shtrydhur me kastravec, selino, xhenxhefil dhe limon, ose lëng brokoli, fara finoku, kurkuma, sulforafan, glutaminë, probiotikë dhe shtoni aktivitetin fizik, është shumë i rëndësishëm.