PORTUGALI - Sërfisti Carlos Burle ka thyer rekoridn Guinness duke kalëruar dallgën më të madhe në botë.
Në video mund të shihet momenti në të cilin braziliani kalëron një dallgë rreth 31 metra të lartë në Praia do Norte, në brigjet e Portugalisë.
Ajo çka e bën akoma më të çmendur këtë rekord është se pak më parë, Burle-s iu dësh të ndihmonte një tjetër sërfiste. Maya Gabeira, 26 vjeç, për pak sa nuk u mbyt pasi humbi ndjenjat nga forca e dallgëve.
Burle u shpreh shumë i gëzuar që arriti të kalërojë dallgët dhe për arritjen e këtij rekordi. Por ai nuk shpëtoi pa dëmtime pasi kur doli në breg, konstatoi që kishte thyer krahun.
Tashmë Carlos Burle pritet të hyjë në librin e rekordeve Guinness pasi theu rekordin e mëparshëm të Garret McNamara i cili kishte kalëruar një dallgë të lartë 24 metra.
Shkaku i këtyre dallgëve kaq të mëdha, është stuhia që ka goditur këto ditë, Europën veri-perëndimore.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com