Portugalia dhe Holanda u shtohen vendeve që lehtësojnë masat për udhëtarët! Baret dhe rrugët në Spanjë të mbushura plot!

Portugalia dhe Holanda u shtohen vendeve që lehtësojnë masat për udhëtarët!  Baret dhe rrugët në Spanjë të mbushura plot!

Portugalia dhe Holanda janë ndër shtetet më të fundit evropiane që kanë lehtësuar masat anti-COVID si pasojë e rënies së infektimeve dhe ardhjen e sezonit turistik.

Holandezët mund të udhëtojnë në Portugali, Maltë, Irlandë, Tajlandë, Ruanda dhe drejt ish-kolonive holandeze si Aruba, Kurasao e një sërë ishujsh grek.

Ndërsa për Greqinë mbetet në fuqi kodi portokalli dhe udhëtimi drejt këtyre vendeve është vetëm për arsye esenciale. Autoritetet portugeze njoftuan të shtunën se nga e hëna do të hapin dyert për shumicën e vendeve të BE.

Qytetarët që vijnë nga vende të BE me një shkallë incidence “me më pak se 500 raste për 100 mijë banorë” do të mund të hyjnë në territorin portugez, njoftoi qeveria. Portugalia ka incidencën 14-ditore më të ulët në BE me 49.5 raste për 100 mijë banorë.

Megjithatë, çdo pasagjer mbi moshën 2 vjeç duhet të paraqesë test PCR negativ të 72 orëve të fundit.   Lajmi vjen një ditë pasi Portugalia hoqi kufizimet me Britaninë, vend i cili sjell dhe numrin më të lartë të turistëve në vend.

Ndërkohë që Spanja duket se i është kthyer normalitetit me baret dhe rrugët plot, të rinjtë spanjollë janë të etur për t’u argëtuar, ndërkohë që edhe zjarrfikësit janë të vendosur për të shmangur grumbullimet dhe për të zbatuar masat antiCOVID-19.

Sot është fundjava e parë pa gjendjen e jashtëzakonshme që deri më tani ka çuar në skena më afër atyre të kohërave të normalitetit parapandemik, megjithëse pa teprimet e një jave më parë, kur mbarimi i orarit të natës u prit nga qindra njerëz me festime të ngjashme me ato të Viti i Ri, shpesh pa maska ​​dhe distancim social

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në

Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në