Portugalia U-17 ka shkruar historinë në Katar, duke fituar për herë të parë Kupën e Botës 2025. Skuadra luzitane triumfoi 1-0 ndaj Austrisë në finalen e zhvilluar në stadiumin ndërkombëtar “Khalifa” në Al Rayyan.
Heroi i ndeshjes ishte Anisio Cabral. Talenti i Benficas realizoi golin vendimtar në minutën e 32-të, duke çuar në shtatë numrin e golave të tij në turne, vetëm një më pak se austriaku Johannes Moser, fitues i “Këpucës së Artë”.
Rruga e Portugalisë drejt trofeut ishte mbresëlënëse, duke lënë pas Belgjikën, Meksikën, Zvicrën dhe Brazilin në fazat me eliminim direkt. Për më tepër, ky ishte edicioni i parë ku Portugalia rikthehej pas mungesës në nëntë Kupat e Botës U-17 që nga viti 2003.
Nën drejtimin e trajnerit Joao Santos, Portugalia kurorëzoi një vit të jashtëzakonshëm, pasi më herët në verë fitoi edhe Kampionatin Evropian U-17 të zhvilluar në Shqipëri.
Skuadra luzitane e mbyll kështu vitin 2025 me suksesin më të madh të historisë në këtë kategori moshe.
Komente






