Portugezët votojnë kundër Ronaldos dhe pro sulmuesit 21 vjeçar, kapiteni: Nuk më thyejnë forcat e jashtme

Portugezët votojnë kundër Ronaldos dhe pro sulmuesit 21 vjeçar, kapiteni: Nuk më thyejnë forcat e jashtme

Cristiano Ronaldo dhe Goncalvo Ramos

Cristiano Ronaldo është bërë temë diskutimi në Portugali. Lënia në stol e kapitenit në ndeshjen kundër Zvicrës fituar 6-1 ka sjellë shumë reagime pro dhe kundër. "A Bola", media më e lexuar në Portugali ka bërë një sondazh se cilin preferojnë më shumë tifozët të luajë nga minuta e parë në gjysmëfinalen me Marokun. 93 përqind e përgjigjeve kanë qenë kundër Ronaldos dhe pro sulmuesit të ri, 21 vjeçarit Gonçalo Ramos.

Në një reagim në kanalet e komunikimit, Ronaldo ka treguar se ekipi është i bashkuar për përballjen në çerekfinale teksa lëshon një "thumb" për kritikët duke thënë se nuk thyhet nga forcat e jashtme.

"Jemi grup shumë i bashkuar për t'u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t'u frikësuar nga çdo kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Merrni një hap të ri besimi me ne. Forca Portugali", shkruan Ronaldo.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar