Tirane, 19 Janar /ATSH-Megi Zonja/. - Vazhdojnë spekulimet për lidhjen e re të futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo. Pasi u raportua për një aferë të tij me një modele nga Ukraina, mediat spanjolle kanë publikuar një emër të ri si të dashurën e re të portugezit. Bëhet fjalë për gazetaren Lucia Vilalon, e cila punon në Real Madrid TV. Ajo është një nga gazetaret me simpatike në Spanjë, shkruan El Mundo Deportivo. /a.ke/









