Post tërmeti/ Shoqata e Inxhinierëve: Kërkojmë pajisje laboratorike për vlerësimin e sigurisë së banesave

Inxhinierët shqiptarë i kanë propozuar 3 kërkesa qeverisë për të kaluar situatën pas tërmetit të 26 Nëntorit; rivlerësim banesash, qendra të kërkimit shkencor dhe zbatim të urdhrit të inxhinierit. Dhe pse më herët është ngritur shqetësimi për riorganizimin e instituteve shkencore kërkesa e shoqatës, thonë inxhinierët ka rënë në vesh të shurdhët.

"Nesër takim urgjent në orën 16:00 me shoqata dhe institutin e Ndërtimit dhe profesionistë e inxhinierë të pavarur. Kërkojmë miratimin e një protokolli standard për vlerësimin e banesave, ngritjen e një grupi për të harmonizuar faktorët që kanë ndikuar negativisht në qëndrueshmërinë e banesave dhe kërkesë qeverisë shqiptare që të mundësojë pajisjen e grupeve të punës me pajisje laboratorike për testet në terren pa të cilat nuk mund të bëjmë një vlerësim të besueshëm dhe shkencor" tha sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Inxhinierëve, Gëzim Beqaj.

Sipas shoqatës së inxhinierëve Shqipëria renditet në 6-7 vendet e fundit në botë për kontributin ndaj shkencës, përfshirë dhe rastet e fatkeqësive natyrore siç ishte tërmeti i 26 Nëntori, me 51 viktima.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare