TIRANE - Drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Çela, ka dhënë dorëheqjen nga kreu i këtij dikasteri, ndërsa në vend të tij është emëruar Mjalind Lazimi. Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, ku tashmë ish-drejtori i Postës Shqiptare, lë drejtimin e saj pas rreth një viti.

Ai do të zëvendësohet nga Majlind Lazimi i cili deri më tani ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Integrimit. Ndërkohë nuk dihet se ende kush do të emërohet në postin e zëvendësministrit të Integrimeve.

Në më pak se një vit, Çela riktheu bilancin pozitiv në Postën Shqiptare. Kur Ardit Çela mori detyrën në shtator si drejtor i Postës Shqiptare, bilanci i institucionit ishte negativ, ndërsa tashmë pas disa muajsh rezulton pozitiv.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)