Prej ditësh qeveria ka nisur shpërndarjen e anketës së këshillimit kombëtar, ku qytetarët Shqiptar, do të japin mendimet tyre për disa nga çështjet më të rëndësishme. Kjo është anketa që po shpërndahet në çdo banesë me anë të postës.
"Është një proces që ka nisur dhe po ecën shumë mbarë, Deri tani kemi ndarë 135 mijë pyetësorë. Qytetarët po reagojnë shumë mirë, ata po kërkojnë informacion më shumë dhe po kthejnë zarfet me përgjigjet e tyre. Është e rëndësishme të kuptohet që nuk ka kosto, është e paguar nga posta edhe kryeministria", tha Ervin Bushati, Drejtor i Postës Shqiptare
Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, 12 pyetjet në zarf plotësohen nga kryefamiljari. Pasi rikthehet sërish në postë, zarfi dorëzohet në agjencinë për bashkëqeverisje dhe dialog.
"Pasi e marrim formularin, të dhënat i hedhim në sistem njëjtë sikur të jetë plotësuar online"
Qytetarët kanë të drejte të votojnë fizikisht por edhe online. Por sa formularë kanë plotësuar qytetarët shqiptarë nga banesat e tyre?
"Kthimi i zarfeve të plotësuara është diku te 7500 zarf, ndërkohë po shpërndahen në të gjithë Shqipërinë. Niveli i shpërndarjes në tiranë është 30%, duke qenë se e nisëm si pilot nga kryeqyteti", tha Bushati.
Anketa e Këshillimit Kombëtar, është parashikuar të plotësohet deri më 22 Shkurt. Por sa do të ndikojnë opinionet e qytetarëve të vendimet e qeverisë?
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krerët e institucioneve të drejtësisë shqiptare në SHBA, zbardhen takimet
29 Mars, 22:24
-
Kongresmeni amerikan letër ambasadorit shqiptar në SHBA: Të mundësohet vota për Diasporën
11 Janar, 19:49
-
‘Me ty për Shqipërinë që duam’, qeveria i rikthehet sërish Këshillimit Kombëtar! Qytetarët do pyeten për çështje me rëndësi strategjike
29 Dhjetor 2023, 16:10
-
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA takon sekretarin Blinken: Parteneriteti mes dy vendeve më i fortë se kurrë! E ftova në Shqipëri në emër të Ramës
19 Dhjetor 2023, 21:19
-
U emërua ambasador në SHBA, Ervin Bushati i paraqet letrat kredenciale Joe Biden: Do forcoj bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Shqipërisë
25 Shtator 2023, 22:54
-
Mashtrimet në rrjetet sociale, eksperti i IT-së për Report Tv: Si të kuptoni kur nga klikimi juaj mund t'ju vjedhin para ose të dhënat personale
20 Shtator 2023, 13:30
-
Kujdes! Mashtrim online me pakot e Postës Shqiptare, hakerat vjedhin të dhënat personale ose para
19 Shtator 2023, 15:41
-
Përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike, arrestohen 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër dhe Tropojë! Dëm shtetit 33 mln lekë
7 Shtator 2023, 11:24
-
Kandidatët e rinj për ambasadorë, Nesho në Report Tv: Njerëz që u shërbejnë kryeministrit! Drafti për Kosovën? Rama është i kapur nga Vuçiç
13 Qershor 2023, 18:41
-
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve! Ja disa nga emrat e rinj
29 Maj 2023, 21:24
-
Udhëtim në kohë, pullat postare dhe rrugëtimi i pandalshëm i Posta Shqiptare
7 Mars 2023, 10:23
-
Posta Shqiptare, gjithmonë duke ‘përqafuar’ risi
28 Shkurt 2023, 12:47
Idiotsi formular... Pse nuk flasin per tematikat sociale pse nuk prekin sistemin ekonomik shqiptar me standartet qe duam nga kjo qeveri! Kerkojme me shume edhe japim me pak! Nuk jam kundra kesaj nisme por Jo Sipas interesit politik! Kerkoni standarte me rroga Alla shqiptarce. Per mua kurre mos hyfshin ne Europe se do ishte katastrofe ekonomike per te gjithe! Do fitonin vetem politikanet si gjithmone njerezit e thjeshte kurre do beheshim me keq se janpor injorance vazhdon ta mberthen kete komb!tymce si perhere edhe formulari!
Përgjigju